Rama takim me gratë dhe vajzat në Kamëz: Në 11 maj mos e çoni votën në kënetë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz në kuadër të fushatës elektorale.
Sipas Ramës, Kamza ka zgjedhur të shikojë drejt së ardhmes pasi më parë qytetarëve iu vinte turp njerëzve të thonin se ‘jemi nga Bathorja’, ndërsa sot është ndryshe.
“Kjo është sot një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e së ardhmes”, tha Rama, ndersa shtoi se Kamza është vendi se kur dikush nuk kupto rëndësinë e votës, mjafton të shohë Kamzën. “Kamzës më parë as nuk i thoshe dot qytet, pasi i vinte turp njerëzve të thonin jemi nga Bathorja, kur të tjerët e përdornin Bathoren për të fyer sepse ishte njësoj si të të thonin je nga këneta. Kjo është sot një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e së ardhmes.
Mendoni ku do të ishte sot nëse do ta kishte zgjedhur në 2011. Kamza është vendi se kur dikush nuk kupto rëndësinë e votës, mjafton të shohë Kamzën”, tha kryesocialisti.
Rama iu drejtua edhe simpatizantëve gra dhe vajza të Partisë Demokratike që në këto zgjedhje të zgjedhin Partinë Socialiste dhe të mos e çojnë votën në kënetë.
“Nëse ka vajza që kanë simpatizantë demokratë, duhet t’ju bëjnë provën e karakterit për në Evropë apo për në kënetë. Nëse të thotë hajde në kënetë, ti e kupton që ai nuk është mirë. I thua hajt se “po të marr nesër” dhe i thuaj “ik mbytu vetë”.
Nuk e kuptoj dot si mundet një njeri normal të çohet në mëngjes, të vishet dhe të zbukurohet dhe të mbajë radhë për të çuar votën në kënetë. Më mirë të rri në shtëpi apo te kafja dhe të presi sa të jetë diferenca. Si mund të votosh kënetën, nuk e kuptoj. Është mision human t’i ndihmosh akoma ata që janë të verbër që të hapin sytë që nuk mundet kjo punë të shkojë kështu”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/