Rama në Laç: Nëse doni mirëqënie, adresa e vetme PS dhe numri 29
Turi elektoral i PS është zhvendosur në qyetin e Lacit, aty ku në një miting me simpatizantë dhe mbështetës socialistë, kjo parti prezantoi edhe kandidatët e saj për deputetë. Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, Edi Rama duke vlerësuar rëndësinë e riciklimit të figurave politike, u shpreh se rrotacioni politik në 23 qershor i hap një frymëmarrje vendit. Në këtë kontekst ai kërkoi votën e laçianëve dhe kurbinasve, për të bërë në Laç investime aq sa nuk janë bërë në 20 vite rresht.