E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Lezhe Po fryn era e rilindjes

Mbrëmjen e së premtes, nga qyteti i Lezhës, kryetari i PS Edi Rama ka ftuar elektoratin që të ndjekë erën e ndryshimit, e cila sipas tij po fryn fort.

“Era e rilindjes po fryn shumë fort. Të bëhemi pjesë e rrugës së rilindjes më 23 qershor. Me shumë mirënjohje përulem para jush sepse kaq të mbushur nuk e kisha parë kurrë këtë shesh. Mirënjohje, mirënjohje, mirënjohje!”, ka thënë Rama para të pranishëmve. Duke promovuar skuadrën e rilindjes, kreu i opozitës ka ftuar banorët që më 23 qershor të çojnë në shtëpi “katragjyshin me antiplumb”, i cili sipas tij e ka lënë tërë popullin në harresë. Zgjedhjet 2013Mediu: Ne e kemi bërë rilindjen Meta: Do hapim vende puneArvizu: Politikanët të paaftë “Sot duket se katragjyshi iku. I katërti do të ikë, sepse është shumë i lodhur. E keni dëgjuar kur thotë ‘jam i lodhur për popullin’, ‘lodhem çdo ditë për popullin’. Atëherë përse populli nuk ka ujë për të pirë e për të vaditur tokën? Pse populli në veri përmbytet sa herë që bie shi? Pse populli shkon kokëulur tek ushqimorja për të shkruar emrin për të marrë bukën? Pse fëmijët sot janë analfabetë funksionalë? Pse populli është kaq i ekspozuar ndaj krimit?”, është shprehur Rama. “Saliu është i lodhur sepse është rënduar nga të punuarit e pushtetit dhe nuk rri dot më në qarkun e popullit. Tani katragjyshi mban edhe antiplumbin, që e lodh dhe e lëndon, bashkë me peshën e mëkateve”, ka vijuar ai. Kryesocialisti ka theksuar se skuadra e rilindjes që do të zgjidhet më 23 qershor do ta ndryshojë situatën, duke u kthyer në një qeveri pranë halleve të popullit. “Skuadra e rilindjes do shkallmojë partinë e punës së katragjyshit. Ajo ka kapërcyer kufijtë e së majtës dhe së djathtës dhe do t’i japë fund rrënimit të Lezhës, Kurbinit e atdheut dhe do të hapë rrugën e rilindjes”, ka shtuar Rama, i cili ka ftuar banorët që të votojnë 44-ën. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›