Siria denon genjeshtrat e SHBA

Siria i ka hedhur poshtë duke i cilësuar si një “varg gënjeshtrash” deklaratat se ka përdorur armë kimike, pasi Shtetet e Bashkuara deklarauan se do t’u sigurojnë ndihma ushtarake rebelëve.
Ministria e Jashtme e Sirisë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë përdorur “informacione të sajuara” për përdorimin e armëve kimike, me qëllim që të justifikojë veprimin e saj. “Uashingtoni ka përdorur taktika të ulëta për të justifikuar vendimin e zotit Obama për të furnizuar me armë rebelët”, thuhet në një deklaratë të ministrisë. Presidenti Obama e mori vendimin pasi administrata e tij arriti në përfundimin se forcat siriane nën regjimin e SiriaShtëpia e Bardhë: Siria kaloi “vijën e kuqe”Siri, pranë 100 mijë viktimaveOKB: Masakër fëmijësh në Siri Bashar al Assad po përdornin armë kimike, sqaroi më herët gjatë ditës një zëdhënës. Ndërkohë, një lider i rebelëve, Salim Idris, tha për BBC se vendimi i Uashingtonit zyrtar përbën “një hap shumë të rëndësishëm”. Informacionet e fundit që vijnë nga Siria tregojnë për luftimet më të ashpra që regjistrohen ndër muaj në qytetin më të madh sirian, atë të Alepos. Një ditë më parë OKB publikoi një raport që sugjeronte se të paktën 93 mijë persona janë vrarë në Siri në dy vjet konflikt të armatosur, me një mesatare prej 5 mijë persona në muaj. Në raportin në fjalë përmendej gjithashtu numri i lartë i vdekjeve të fëmijëve, sidomos të atyre nën moshën 10 vjeç, që sipas OKB arrin në 1.700 njësi. Ben Rhodes, ndihmës-këshilltar për sigurinë i presidentit Obama, njoftoi më herët gjatë ditës se shefi i Shtëpisë së Bardhë mori vendimin për të rritur asistencën, përfshirë atë ushtarake, për rebelët e Këshillit Suprem Ushtarak dhe Koalicionin Sirian të Opozitës. / Top Channel