E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Lezhe Vota eshte e vetmja arme per te marre hak ndaj pushtetit

Lezhe 9 prill 2011 NOA- Gjate mbremjes se djeshme kryetari i Partise Socialiste Edi Rama eshte ndalur ne qytetin e Lezhes ku ka prezantuar kandidatin per bashkine e ketij qyteti Gjok Jaku.

Me tej ai ka prezantuar edhe kandidatet e koalicionit Aleance per te ardhmen qe do te garojne ne 21 njesite vendore te Lezhes Mirdites dhe Kurbinit.

Gjate fjales se tij ai eshte shprehur se kater vite me pare iu hape rruge Ilir Metes per nje kandidat te tij ne Lezhe por qe pa mbeshtetjen e Gjok Jakut nuk do ta fitonte.

Gjok Jaku beri ate qe nuk eshte cudi ne rast se e njeh historine dhe fisnikerine e tij. Ai jo vetem qe nuk shprehu asnje pakenaqesi por perkundrazi e mori per dore ate kryetarin e sotem te bashkise dhe kerkoi voten per ate qe sot thote punojme se bashku vendosim se bashku. E verteta eshte qe Viktori punon vetem per vete dhe Viktori nuk vendos asgje se per te vendos Iliri dhe Saliu me bllokun ne dore u shpreh kryesocialisti Rama.

Nga ky qytet ai u beri thirrje lezhianeve qe ti japin opozites nje mundesi te plote per ti kthyer kusurin si socialist dhe demokrate si qytetare te ndershem dhe te thjeshte te Lezhes edhe Saliut te pozites edhe Ilirit te depozites.

Nder te tjera Rama tha se Vota eshte e vetmja arme qe keni per te marre hak si qytetare evropian per plumbat e 21 janarit. Per te marre hak per ata qe u vrane dhe vazhdojne te vriten ne trup ne zemer ne endrra dhe ne shpresa nga ky regjim kusaresh dhe matrapazesh qe nuk ka lidhje fare as me flamurin e PD. Flamurin e idealeve qe e nxoren dhe Gjok Jakun 20 vjet me pare bashke me mua e me shume te tjere ne rrugen e lirise e demokracise. As me flamurin kuq e zi te Skenderbeut te Ismail Qemalit e te heronjve te luftes e te punes.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeRama ne familjen Nikaj Duhet patjeter drejtesiRama PS E Vetmja Rruge per TiranenFushate e vonuar e nje kandidati te vonuarLehtesia e paperballueshme e gjykimit te jevgjve Harasani Pas 8 majit PS te behet me e hapur Lidhjeedi rama kryetar bashkie Lezhe ndeshimi Saliut e Ilirit prezanton Gjok Jakun vota per opoziten

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›