Poni: Listat, të një cilësie dhe standarti mjaftë të lartë

zv.Ministër i Brëndshëm Ferdinand Poni, në një deklaratë për shtyp nga Ministria e Brëndshme, foli për listat zgjedhore të “8 Majit” duke i cilësuar se janë të një cilësie dhe të një standarti mjaftë të lartë.
Ndërkaq, Poni shtoi se nga listat e publikuara nga data 5 prill janë 3 164 859 zgjedhës ndërsa janë hequr 20 mijë emra nga listat paraprake, kjo duke iu referuar dhe 4832 qëndrave të votimit në të gjithë vendin.
Poni theksoi se janë 4 komuna të cilat nuk kanë dorëzuar listat. Listat do të publikohen dhe në internet në 3 faqe zyrtare, në faqen e Ministrisë së Brëndshme, KQZ-së dhe Drejtorisë së Gjendjes Civile.