E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Lushnje, apel të rinjve të votojnë PS-në

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka ftuar të rinjtë por edhe prindërit e tyre që vitin e ardhshëm ti bashkohen fitores që e bën çdo qytetar të barabartë para ligjit por edhe përballë konkurrueshmërisë në treg.

Ndërsa ka folur në manifestin “Unë jam FRESSH” në Divjakë, që është projket i të rinjëve eurosocialistë, Rama tha se 2013 do të jetë viti i ndryshimit për të gjithë shqiptarët.

Në këtë manifest merrnin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të PS-së , deputeti Bashkim Fino dhe sekretari për rininë dhe emigracionin Erion Veliaj të cilët kanë përcjellë mesazhet e tyre për të rinjtë e Divjakës.
 

Manifest FRESSH është një projekt interaktiv , i cili përveç bashkimit të të rinjëve që kërkon ndryshimin, synon të përcjellë ambicien për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›