E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, policia parandalon një vrasje në Porto Romano

Policia e Durrësit ka parandaluar sot një vrasje në zonën e Porto Romanos.
 

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy familjeve. Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri ndaj banesës së shtetasit Kol Pepkolaj por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë shoqëruar shtetasin Gëzim Ndreu dhe kunatin e tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
 

Nuk dihet ende motivi i konfliktit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›