Rama në Poloni, takim me homologen ukrainase Svyrydenko

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Gdańsk, Poloni, me kryeministren e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko.
Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës. Në fokus të takimit është forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetjes për rindërtimin dhe të ardhmen europiane të Ukrainës.
Kryeministri Rama mori pjesë sot në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), e cila u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësuesve të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile nga mbarë bota.
Konferenca synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe të mobilizojë investime për rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.
Gjatë fjalës përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të konferencës, Rama theksoi se Ukraina duhet të sigurojë paqen me të njëjtën vendosmëri me të cilën mbron lirinë e saj.
1 nga 3/m.m/j.p/