Rama në Pragë, PES: Të bëhet transparenca e zgjedhjeve
PRAGE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mori pjesë në ditën e parë të kongresit të Partisë Socialiste Europiane, që zhvillohet në Pragë. Edi Rama zhvilloi disa takime me drejtues të ndryshëm të partive të majta në Europë, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ayala.
Në takimin e posaçëm që Kongresi i PES zhvilloi për çështjet e Ballkanit u propozua një qëndrim të PES mbi zhvillimet politike në Shqipëri. Sipas zyrës së shtypit pranë PS, në dokumentin që mori pëlqimin e të gjitha partive në tryezë thuhej: Partia e Socialistëve Europianë shpreh shqetësim të thellë në raport me krizën e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës me të cilën përballet Shqipëria.
Kongresi i PES i bën thirrje Kryeministrit të Shqipërisë dhe Koalicionit Qeverisës të respektojnë liritë dhe të drejtat kushtetuese, duke garantuar transparencë të plotë të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, përmes një hetimi parlamentar që plotëson të gjitha kërkesat legjitime të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kongresi i PES i bën thirrje Kryeministrit të Shqipërisë dhe Koalicionit Qeverisës të gjejnë një zgjidhje, e cila do t'i jepte fund krizës politike dhe do të mundësonte kthimin e Partisë Socialiste në Parlament.
(m.a/News24/BalkanWeb)