Kufijtë detarë, sot nis shqyrtimi në Kushtetuese
TIRANE- Gjykata Kushtetuese fillon sot zyrtarisht shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Seanca plenare do të fillojë në ora 10:00, dhe në të janë të ftuar për të dhënë argumentet e tyre pro dhe kundër përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme. Në datën 26 nëntor, Kushtetuesja vendosi të pezullojë procedurat e ratifikimit në Kuvend të paktit detar me Greqinë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Qeveria vijon të këmbëngulë se marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë nuk cenon sovranitetin territorial të Shqipërisë. Në një intervistë dhënë pak ditë më parë për gazetën “Tribuna”, që botohet në Athinë, zv/kryeministri Ilir Meta ka deklaruar se, “ne jemi të bindur që është respektuar ligji shqiptar, është respektuar ligji ndërkombëtar për detin, ku të dyja vendet janë palë dhe çdo gjë është korrekte dhe në interes reciprok. Sipas shefit të diplomacisë shqiptare, kjo çështje është instrumentalizuar politikisht nga Partia Socialiste dhe personalisht nga kreu i saj, Edi Rama, të cilët sipas Metës, “kërkojnë të krijojnë kapital politik përmes aplikimit të një mendësie nacionaliste që i ka kaluar koha”. Ndërkohë, ekspertët e së drejtës ndërkombëtare, ish-ushtarakë të lartë, diplomatë, juristë e historianë e kanë kundërshtuar me forcë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, që sipas tyre shkel hapur sovranitetin territorial të vendit tonë me afërsisht 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon.
Ne vazhden e zbardhjes se marrëveshjes shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që i përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, "Gazeta Shqiptare" ne nje artikull te botuar sot zbardh sugjerimet e misionit PAMECA për legjislacionin e kufijve. GSH shkruan se misioni PAMECA propozoi përmirësim e e legjislacionit në fushën e kontrollit të kufijve, por Kuvendi e shfuqizoi kuadrin ligjor për t’i hapur rrugë dhurimit të Jonit. (shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(s.g/BalkanWeb)