E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama në Selanik: Jemi në diskutime për shtimin e linjave të fluturimeve

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Selanik të Greqisë në kuadër të turit me diasporën.

Pas fjalës së tij, Rama zhvilloi dhe pyetje-përgjigje me emigrantët që jetojnë në Greqi.

Një nga pyetjet që i erdhi nga salla, ishte në lidhje me mundësinë e shtimit të linjave ajrore Selanik-Tiranë. Kryeministri tha se është duke u diskutuar për të shtuar linja të tjera fluturimi Selanik-Tiranë.

Rama: Është e vërtetë që distanca sado që është përmirësuar, sa i përket për shtim të linjave ajrore jemi duke e diskutuar për një plan të ri investimi, këtë çështjen e Selanikut do e diskutojmë!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›