PD mbyll fushatën elektorale në Tiranë
Partia Demokratike i është përmbajtur traditës për zhvillimin e mitingut final në Tiranë. Ky miting ka nisur në orën 19:44, simbolikë kjo e numrit që PD ka në fletën e votimit. I konceptuar si një koncert festiv, me pjesmarrjen e këngëtarëve më të mirë në vend, sheshi Nënë Tereza mblodhi mijëra qytetarë të Tiranës, por edhe nga rrethet e tjera të vendit në mbeshtetje të forcës së tyre politike dhe aleancës së djathtë.
Kreu i mazhorancës, Sali Berisha në fjalën tij drejtuar elektoratit, tha se ora e madhe e bashkimit drejt BE-së po afron.
Uragani i fitores sot më gjigand se kurrë në sheshin e Tiranës është urragani i shpresës dhe besimit tek njëri – tjetri dhe tek e ardhmja, uragani i forcës suaj për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit dhe të mirëqënies, në rrugën e punësimit, për të ecur përpara për të bërë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë të zhvilluar. Ora e madhe po afron, le të bashkohemi të gjithë ne që besojmë tek mundi dhe djersa jonë se do të ecim përpara drejt Bashkimit Europian, u shpreh Berisha.
Vijon…