E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Shkodër si “zonjë burrë” - instinkti e çon te dhuna ndaj grave

25-04-2013 / Gazeta 55

Reagimi i PD, pas akuzave të kreut të PS kundër Topallit dhe Bregut

Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se është i padenjë si burrë dhe si lider. Këto akuza deputeti demokrat i bazon në faktet për dhunën që kreu i selisë rozë ka përdorur në vite ndaj grave.
“Sa herë Edi Rama ndodhet mes grave, instinkti e çon tek dhuna e tij ndaj grave. Dje, zgjodhi Shkodrën për të fyer si burracak dy zonja: Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli dhe Ministren e Integrimit Majlinda Bregu. Kjo nuk është hera e parë që nga goja e shthurur e Edi Ramës ‘rilindin’ fyerje ndaj Jozefina Topallit. Por, nëse ‘rilindësi’ ka rrahur dhe keqtrajtuar çdo grua që ka pasur fatkeqësinë ta takojë, ky nuk është faji i zonjës Jozefina Topalli”, deklaroi Bogdani, deputet i PD.
Si pas tij, gjatë 15 viteve te fundit, janë botuar me detaje, e zeza mbi të bardhë faktet tronditëse të jetës së dhunshme të Edi Ramës, fakte të cilat ai nuk i ka përgënjeshtruar kurrë! “Faksimilet e akteve të ekspertizës mjeko-ligjore të rrahjeve dhe keqtrajtimeve nga Edi Rama, kartelën klinike të mjekimit për skizofreni të Edi Ramës, paditë gjyqësore të firmosura nga Edi Rama për mohimin e atësisë së djalit te tij, nuk i ka bere Jozefina Topalli. Këto fakte, të botuara në median që Edi Rama kontrollon sot, dëshmojnë se sipër 9 vitet rresht, Edi Rama i ka refuzuar me vendosmëri te pashoqe bukën e gojës, fëmijës së tij”, theksoi ai.
Ndër të tjera, deputeti i PD, Bogdani vuri në dukje se, Edi Rama nuk e ka problemin me JozefinaTopallin. Problemi i tij janë votat e munguara, edhe nga gratë shqiptare, qe e refuzojnë atë si një burracak i dhunshëm. “Sepse, nëse një burrë nuk është i denje për burrë, ai nuk është i denje as për lider. Edi Ramës mund t’i rrije para dhe mbrapa Erjon Veliaj dhe Sajmir Tahiri dhe ai mund te jete i kënaqur me këta. Por, është fakt, se gratë e kanë përzënë nga jeta e tyre”, vijoi ai.
Në fund të deklaratës së tij, deputeti Bogdani nënvizoi se  “Shkodrës, që e kupton edhe me hundë zotnillëkun, tentove t’ishit ai që nuk je… por mbete në tentative… dole, siç i thanë shkodranët, ‘tamam zonjë burrë’”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›