E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter: As sheshin e vendlindjes s`mbush dot lumadhi katragjysh

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në faqen e tij në rrjetin social Twitter, në lidhje me mitingun e zhvilluar nga Partia Demokratike në Tropojë, duke akuzuar ktyeministrin Berisha se kishte çuar në tubim mësues nga kryeqyteti për të shtuar pjesëmarrjen në sheshin kryesor të B.Currit, pasi vetë qytetarët e tropojës nuk e kanë mbushur dot këtë shesh.

As sheshin e vendlindjes s`mbush dot lumadhi katragjysh, po janë marrë mësuesit e Tiranës për eskursion e kanë përfundur në mitingun e të lodhurit!

Pas Këndit të Madh të Fjalës në Tiranë dhe një takimi entuziast në mes të vapës në Sukth, drejt Gjirokastrës në 8 live tv bum bum bum bum…, shkruan Rama në Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›