PD në Kukës, Berisha: Të bashkohemi në fitoren e 23 Qershorit
Në vazhdim të tubimeve të tij elektorale në veri të vendit, kryeministri Sali Berisha, pas një mitingu madhështor në vendlindjen e tij në Tropojë, ka prezantuar pasditen e sotme në Kukës kandidatët e Partisë Demokratike për deputetë.
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi punësim, infrastrukturë rrugore moderne dhe rritje të rrogave dhe pensioneve.
Ai deklaroi se qeveria është e vendosur të ndërtojë infrastrukturën më moderne në gjithë vendin, në të cilat do të punësohen mijëra qytetarë në mbarë vendin.
Zotohem para jush se me deputetët e qarkut të Kukësit do të bëjë gjithçka në mënyrë që të mbështesim përpjekjet tuaja për punësim dhe jetë më të mirë, rroga dhe pensione më të larta tha Berisha.
Vijon…