E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Twitter:Berisha bredh nëpër Shqipëri e gënjen gjithë ditën

Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter në lidhje me akuzat e kryeministrit Berisha nga Gjirokastra.

Në mesazhin e tij, kryesocialisti Rama i ka cilësuar si gënjeshtra akuzat e kreut të qeverisë.

“Bredh nëpër Shqipëri e gënjen gjithë ditën! Ndalet në Berat gënjen. Ikën në Vlorë gënjen. Zbret në Gjirokastër gënjen. Dhe rrudhët përditë! S`di të fitojë pa vjedhur, s`di të qeverisë pa vjedhur, s`di të ikë ndryshe veçse duke iu përvjedhur të vërtetave të hidhura të keqqeverisjes!… shkruan Rama.

Ai ka shtuar se Berisha do gënjejë dhe një muaj e do ikë si gënjeshtari më i madh që shqiptarët patën ndonjëherë mbi krye. 23 qershori vota e ndëshkimit e Rilindjes thekson Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›