E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Vlore PD e sulmon nga Tirana

Kur mbetet edhe pak kohë nga prezantimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Qarkun e Vlorës si kryesues i listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në këtë qark, Partia Demokratike e ka akuzuar kreun e Selisë Rozë se po mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët cdo ditë.

“E dimë se Rama do të mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët  në jetën e përditëshme në sajë të përkushtimit tonë. Por këtë e dinë qytetarët. Ata e dinë që është përgjysmuar rruga distanca kohore Vlorë-Tiranë, e dinë që janë ndërtuar rrugët, fermerët e qarkut të Vlorës e dinë se kanë përfituar ndihmë financiare për të mbejllë ullinj, serra dhe për përmirësimin e sistemit vaditës”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi. Zgjedhjet 2013Meta: Arrijmë në 80 mandate Dështon numërimi elektronikRama prezantohet sot në Vlorë PD akuzon Ramën se me përpjekjet e tij po kërkon të kthejë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë në kohën e komunizmit, duke mohuar gjithë progresin e shënuar deri më tani. Rama pritet të prezantohet sot në Vlorë si kandidat i PS-së në orën 18:00 në pallatin e sportit “Flamurtari” ku do të shfaqet edhe një dokumentar për jetën e tij. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›