E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Konfirmohen” lajmet për shtatzaninë e Beyonce

Beyoncé Knowles është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, konfirmon një mik i këngëtares.
Pak ditë më parë, filluan të qarkullojnë lajmet të tilla për një shtatzëni të dytë të këngëtares dhe duke se këto thashetheme po marrin përmasa serioze .

Sipas revistës ‘E! News’, Beyonce dhe Jay- Z janë në pritje të një djali. Të dy, tashmë janë prindër të një vajze 16-muajshe, Blue Ivy. Çifti ende nuk e kanë konfirmuar apo mohuar një gjë të tillë publikisht.

Duket se një tjetër mik i familjes, i famshmi Russell Simmons ka pak më shumë informacione lidhur me këtë çështje, të paktën sipas një statusi të tij në rrjetet sociale.

'Përgëzime Jay-Z dhe Beyoncé,' shkroi ai në Twitter.

Thashethemet për shtatzëninë e Beyonce filluan të qarkullojnë pas disa fotografivea të shkrepura në turneun e saj ku barku I këngëtares duket më i fryrë se zakonisht./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›