E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Vlore te dielen e fundit e fushates elektorale

Në bashkëbisedimin me ish-ushtarakët në Vlorë, Edi Rama nuk premtoi se qeveria e tij, nëse fiton zgjedhjet do bëjë mrekulli, sepse nuk ka shkopin magjik.

Kreu socialist, akuzoi ministrin e Mbrojtjes, Abren Imami se e ka vënë ushtrinë në dispozicion të zgjedhjeve. Kur u pyet nëse kishte një projekt për krijimin e një historie të flotës detare, Rama iu referua përsëri ministrit Imami. Kryesocialisti premtoi shumë për vlonjatët dhe ish-ushtarakët, por njëri prej bashkëbiseduesve nuk ngurroi ta pyeste se si do t’i realizonte. Edi Rama tha se në jashtë radhëve të policisë dhe forcave të armatosura ka një numër të konsiderueshëm efektivësh për shkak të politikës. Ai u zotua se brenda 300 ditëve të para të qeverisë së tij, do ti kthejë në punë.

Rama bashkëbisedim me studentët në Vlorë Në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit të Vlorës, kryesocialisti për model ofroi një njeri të shkolluar jashtë shtetit, që sipas Edi Ramës është pinjoll i familjes së Ismail Qemalit. Rama premtoi reformë në sistemin arsimor shqiptar. Ai tha se në universitet do të kenë të drejtën e përzgjedhjes së studentëve.  “Duhet që universitetet të kenë autonominë për të vendosur. Është bërë universiteti si porti i Barit kur shkonin shqiptarët me anije e universitet ti akomodojnë, të ngrenë kampingje”, u shpreh Rama. Kreu socialist sulmoi qeverinë, duke thënë se ka rrënuar sistemin arsimor. Ai tha se qeveria e pas 23 qershorit, nëse do fitojë zgjedhjet, do të stimulojë shkollimin profesional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›