Mediu Taksa progresive con Shqiperine drejt rrenimit ekonomik
Kryetari i Partise Republikane zhvilloi takimin elektoral ne qytetin e Beratit, ku prezantoi kandidatin per deputet ne kete qytet, Lulzim Sollaku i cili është edhe president i ekipit te Partizanit. Gjate ketij takimi, Mediu u shpreh se Partia Republikane vjen ne koalicionin e djathte, duke kontribuar me vlera njerezore Mediu u shpreh se Partia Republikane, nuk do te resht asnje cast se luftuari per zgjidhjen e ceshtjes se prones, e cila duke qene edhe nje kusht per hyrjne e Shqiperise ne BE.
Ne fjalen e tij para te pranishmeve, kandidati Sollaku u shpreh se detyra e pare e qytetareve eshte te votojne masivisht dhe te shprehin vullnetin e tyre politk. Gjithashtu ai theksoi se kontraten e ka me qytetaret dhe do te mbaje nje per nje te gjitha premtimet e bera gjate kesaj fushate.
Gjithashtu kreu Mediu ishte dhe ne Berzhite ku prezantoi kandidatin Shkelqim Gjuzi. Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu theksoi se idete e Edi Rames per nje politike ekonomike me taksa progressive do te coje Shqiperine drejt rrenimit ekonomik.