Rama ne mbrojtje te Tahirit

Në mbrojtje të deputetit socialist Sajmir Tahiri ka mbërritur vetë kryetari Rama. Përmes disa mesazheve në Twitter, Rama e quajti Sajmir Tahirin një djalë të shkëlqyer, një deputet të denjë dhe një drejtues dinjitoz për PS-në e Tiranës. Rama ka komentuar edhe refuzimin që Kryeministri Berisha i ka bërë kërkesës së tij për debat. “Me gjithë këto suksese do kishte shtrirë përdhe edhe Anxhelën!”, shkruan me ironi lideri socialist, duke iu referuar kancelares gjermane Merkel.