Afrike e Jugut ish presidenti Nelson Mandela ne spital

Ish presidenti afrikano jugor, Nelson Mandela është shtruar në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri. Çmimi Nobel për paqe, 94 vjeç, është ndjerë sërish keq për të njëjtin problem që e detyruan të shtrohej në spital dhe tre javë më parë ai ndodhej në spital për ato që u konsideruan si kontrolle rutinë. Presidenti afrikano jugor Jakob Zuma i ka kërkuar popullit që të lutet për Mandelën dhe familjen e tij. Presidenca e cila ka mbajtur të fshehtë spitalin në të cilin është shtruar Mandela i ka kërkuar mediave që të respektojnë gjendjen e tij dhe të lejojnë mjekët të bëjnë punën e tyre.