E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama në mitingun përmbyllës: “Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm!

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, duke folur në takimin e madh përmbyllës të fushatës së Partisë Socialiste në Tiranë, u shpreh se kryeqyteti ka arritur një transformim të jashtëzakonshëm dhe se po kthehet gjithnjë e më shumë në vendin e mundësive të reja për çdo shqiptar.

“Tirana ka hyrë në shpejtësinë e një transformimi të jashtëzakonshëm të cilin patjetër që ata që kanë mundësi të shkëputen pak në kohë e lexojnë më shpejt, por e rëndësishme është për të gjithë banorët e Tiranës”, tha zoti Rama  në mitingun e zhvilluar në Parkun Olimpik.

Ai premtoi se “Tirana bëhet gjithnjë e më shumë vendi i mundësive të reja dhe për Shqipërinë Tirana bëhet gjithnjë e më shumë motori i fuqishëm të zhvillimit të një ekonomie të re”.

“Ka qenë një përpjekje e jashtëzakonshme dhe shumë nga ju këtu e dini mirë se nga ku filloi kjo përpjekje, ndërkohë që sot Tirana ka ende shumë rrugë për të bërë por e ardhmja nuk është më një pikëpyetje, pas mjegullës që pengon horizontin, por është përballë nesh dhe është gjithnjë e më afër,” tha zoti Rama.

Edhe një herë në fjalën e tij kryeministri socialist tha se janë arritur të ardhurat për frymë, ndërsa përsëriti se synimi kryesor mbetet rritja e pagave në sektorin publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›