Zgjedhjet lokale 2023, në qarkun e Gjirokastrës mbërrin baza materiale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore.
Në qarkun e Gjirokastrës tashmë ka mbërritur baza materiale në 5 KZAZ- të, pikërisht në KZAZ nr.80 e Bashkisë Gjirokastër, KZAZ nr 76 e bashkisë Përmet, KZAZ numër 77 që i përket bashkisë së Këlcyrës KZAZ nr 78 Memaliaj dhe KZAZ 79 Tepelenë.
Ndërkohë, një ditë para zgjedhjeve do të bëhet edhe shpërndarja e bazës materiale në të gjitha qendrat e votimit që janë në juridiksionin e këtyre KZAZ-ve sipas afateve të përcaktuara nga ligji.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh/