E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama në takim me liderët e rajonit, në fokus zhvillimet ndërkombëtare

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Ndërsa në Budapest po mbahet takimi i Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama dhe disa udhëheqës shteti diskutuan të enjten për zhvillimet ndërkombëtare.

Kryeministri Rama ndau sot në rrjetet sociale “Photo of the Day”, nga takimi me presidentin e Turqisë Reccep Tayyip Erdogan, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe kreun e shtetit të Qipros, Nikos Christodoulides.

Komuniteti Politik Europian bëri bashkë në Hungari krerët e 47 shteteve.

Në agjendën e diskutimeve u shtruan çështje si konkurrueshmëria e Bashkimit Europian, qëndrimet gjeopolitike të Europës përballë kërcënimeve dhe mbrojtja e kontinentit.

Pjesëmarrësit shkëmbyen pikëpamjet e tyre edhe për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe domethënia e tyre në fushën politike të BE-së.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›