Samiti i Komunitetit Politik Europian, Orban: Europa të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar paqen e saj

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, Hungari, ku mori pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian, që vitin tjetër do të mbahet në Shqipëri.
Kryeministrin Viktor Orbán, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama tha se, “në të ardhmen ramë dakord që duam paqe në Europë”.
“Europa duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar paqen e saj. Nuk duhet të presim amerikanët të na mbrojnë. U ra dakord që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat e së ardhmes. Do të ketë së shpejti bisedime të tilla dhe Europa duhet të jetë në gjendje të ndikojë në vendimet për të ardhmen. Ne marrim pjesë në punën e këtyre takimeve”, theksoi Orban.
Ai bëri të ditur se gjatë punimeve të samitit ka pasur një seancë për sigurinë ekonomike dhe një tjetër për emigracionin.
“Nuk do hyjë në detaje. Sa i takon migracionit them: për një kohë të gjatë shoh që kjo çështje është mjaft vendimtare dhe e fortë kundërshtuese në sistemet tona, të gjithë duan të ndryshojnë. Konstatova sot se ka një pengesë ndaj kësaj, qëllimit për të bërë ndryshime. Duhet ta trajtojmë dhe në profesionin tonë quhet aktivizim”, u shpreh Orban.
“Duhet të ketë vendime, por këto vendime janë në kundërshtim me vendimet europiane”, shtoi Orban.
“Nuk mund ta ndalim migracionin nëse nuk iu qasemi si duhet vendimeve në fuqi. Ashtu siç i thashë dhe presidentit Macron, ne duhet ta vazhdojmë këtë platformë dhe ramë dakord që Komuniteti do të mikpritet në Tiranë, i uroj suksese”, u shpreh Orban.
/a.f/r.e/