Rama nga Peshkopia shigjeton partitë e reja: Ne kërkojmë Evropën, ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste u shpreh në takimin e mbylljes të fushatës elektorale në Peshkopi, se ndihet krenar që tashmë edhe Rruga e Arbrit dhe Tuneli i Murrizit janë bërë realitet.
Ai gjithashtu nuk la pa përmendur dhe kontributin e zv. kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë për përfundimin e këtyre dy projekteve të rëndësishëm për qarkun e Dibrës.
“Kjo rrugë ka qenë fiksimi im, por pa dikë që i ka ndenjur në kokë ditë-natë dhe që ka qenë xhandar në gjithë gjatësinë e rrugës që qëllon të jetë edhe dikush që e ka ngritur peshë dhe për herë të parë e ka nxjerrë fituese në të gjitha bashkitë PS-në, nuk do ja dilnim dot ta realizonim të gjithën me kohë dhe në cilësi”, tha Rama
“Duke ardhur shpesh për shkak të detyrës në këtë zonë e mësova që këtu është problem kur të ‘rren’ mendja se i ke kënaqur dibranët. Dhe e kisha fiksim që në rast se nuk do të përfundonte Rruga e Arbrit deri tek te shkallët e hotelit të Astritit, dibranët në qytet do thoshin nuk është bërë gjë akoma, segmenti Maqellarë-Peshkopi është i përfunduar. Përfundimisht nuk vij më në Dibër për të thënë do bëjmë Rrugën e Arbrit, tunelin e Murrizit, rrugën Maqellarë-Peshkopi. Tani e keni deri në Tiranë plumb pushke dhe jeni lagje e Tiranës”, tha Rama.
Rama kishte dhe një mesazh për partitë e reja, që sipas tij kërkojnë zgjedhje të parakohshme në një moment kur Shqipëria kërkon hyrjen në Bashkimin Evropian.
Duke replikuar me opozitën, Rama tha se ,”Njerëzit thonë shpesh herë që nuk ja vlen me votu se janë të gjithë njësoj. Ky qark e ka shembullin që ja vlen me votu se nuk janë të gjithë njësoj. Nëse të gjitha bashkitë kanë bashkuar sot si dita me natën, kjo ka ardhur nga fakti i thjeshtë që nuk janë të gjithë njësoj si dhe nga investimi i këtij populli me votën e duhur me forcën e duhur. Çfarë mund të bëjnë demokratët që ja kanë dhënë besimin shumë herë. Këneta ka hapur një legjendë që Edi Rama nuk do veriun, nga investimet që kemi bërë në qarqet e veriut. Qarqet më pak të investuar nga qeveria e kënetës, Tropoja është më pak e investuar nga qeveria e kënetës. Sepse është mentaliteti i të parit të tribusë.”
Kryesocialisti Rama tha se Dibra është grua dhe gratë janë shtylla të pazëvendësueshme.
“Ndaj dhe ne e kemi mbështetjen e gruas dibrane.”
“Besoj shumë se ne kemi në dorë një fat që na ka ardhur, një fat që të bëjmë histori, mund të jetosh një jetë të tërë por nuk të ndodh që të bësh historinë e vendit tënd. Ne na ka ardhur në dorë që me një votë të përcaktojmë dhe fatet e Shqipërisë.”
Kryeministri tha se kërkon një fuqi vendimmarrëse në 11 maj, pasi mazhoranca e thjeshtë është e sigurt.
“E kuptoni që të mos kemi fuqinë këtu. Të kthehemi këtu hajdeni votoni se duhet. Dhe si ti themi Europës që ne nuk jemi vetëm njerëz, por kemi dhe një buf. Apo janë ca parti të reja, që të re kanë moshën e kryetarëve. Ato janë rikthim në fushë së vjetër të të ndjerës LSI. Ju kujtohet se ç’kemi heq me atë farë. Një parti e vogël merrte peng dynjanë me interesat e veta. Ekzakt me këto partitë e reja. Po ta kemi ne në dorë në 11 maj, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ne duam të futemi në Europë ata duan zgjedhje të parakohshme. Ata nuk do arrijnë gjë, as të mëdhenjtë as të vegjlit. Nuk është fjala për një mazhoranca se kjo nuk diskutohet. Është fjala për një fuqi vendimmarrëse. Shqipëria në BE është një Shqipëri tjetër. Shqipëria në BE nuk është më vetëm.
/rtsh.al/