E Hënë, 2 Nëntor 2026

Greg Popovich tërhiqet në moshën 76-vjeçare

Greg Popovich ka marrë vendimin për tu tërhequr si trajner në moshën 76 vjeçare duke mbyllur kështu karrierën e gjatë me San Antonio Spurs e cila vijonte prej 29 vitesh. Popovich e humbi të gjithë sezonin aktual teksa në nëntor pësoi një ishemi dhe pavarësisht terapisë per t’u rikuperua, nuk arriti një kondicion optimal për tu kthyer në detyrën e tij.

Popovich ka fituar 5 herë titullin në NBA gjithmonË me San Antonion dhe janë kualifikuar 6 herë në finale. Rekordi i tij për fitoret në sezonin e rregullt është me 1422 ndeshje, ndërsa në ndeshjet e play off-it vetëm Phill Jakson dhe Pat Riley kanë fituar më tepër se ai.

Sa i përket titujve kampionë në NBA, vetëm Phill Jakson dhe Red Auerbach kanë fituar më shumë se Popovich. Në një deklaratë të Greg, e shpërndarë nga klubi i San Antonio Spurs ndër të tjera do të thuhej: teksa dashuria ime dhe pasioni për lojën vijon, kam vendosur të heq dorë nga detyra ime si trajner. I jam mirënjohës lojtarëve, trajnerëve, stafit, tifozëve që më dhanë mundësinë të jem trajneri i tyre për gjithë këto vite. I jam mirënjohës qytetit, dhe klubit që u sollën gjithmonë mirë me mua.

Greg Popovich njihet për aftësine e tij për të menaxhuar grupin , për të fituar ndeshje e tituj, me cilësi që shpesh etiketoheshin si shkollë e vjetër. Autoritetin dhe disiplinën do ta mësonte në shkollën ushtarake që ndoqi e më pas karriera e tij do të niste në NBA si drejtues i klubit e më tej si trajner që prej 1996 e deri më sot.

Titulli i parë do të vinte në 1999 ku dhe nisi epoka post Jordan në NBA. Në vitet e tij të arta Popovich zbuloi dhe drejtoi lojtarë si Tim Duncan, David Robinson, Toni Parker, Manu Ginobili, Kaui Leonard  dhe se fundmi fenomenin francez Ëembanyama.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›