Rama ngushëllime në familjen e Faik Myrtos

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vizituar sot familjen e Faik Myrtos në Fier, demonstruesit të vrarë më 21 janar.
Gjatë vizitës në familjen Myrto, kreu i PS-së Rama i ka shprehur ngushëllimet për humbjen e familjarit të tyre ndërsa vetë familjarët kanë kërkuar që drejtësia të vihet në vend.
“Humbja e babait në familje është e pazëvendësueshme por unë do të jem pranë familjes së Faik Myrtos për t`i ndihmuar” theksoi Rama duke shtuar se duket se prokuroria e ka vullnetin për të vënë në vend drejtësinë.
Gjatë vizitës në familjen e Faik Myrtos në Fier, Rama ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij zonja Aneta dhe bashkëshortja Linda.
Ndërkohë disa ditë më parë kreu i opozitës ka shpehur ngushëllimet e tij edhe në familjen e demonstruesit Hekuran Deda, i cili u vra në 21 janar.