Dorëheqja e Mubarakut zbriti çmimin e naftës

Nafta e papërpunuar, diten e djeshme u lirua në bursat botërore, si reagim pas dorëheqjes së presidentit egjiptian Hosni Mubarak.
Edhe pse Egjipti nuk bën pjesë ndër prodhuesit më të rëndësishëm botëror të naftës, protestat në këtë vend shkaktuan kaos deri te çrregullimi i transportit të naftës nëpër kanalin e Suezit dhe nëpër naftë-përçuesit që gjendet në afërsi.
Çmimi i naftës amerikane në bursën e New Yorkut shënoi nje rënie me 23 cent, përkatësisht në 86.50 dollarë për një fuqi (159 litra), ndërsa nafta evropiane në bursën e Londrës u lirua me 24 cent.