Rama, një politikan jotipik, por që në rrugën e tij është larguar nga idealet e larta
Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung portretizon në numrin e së martës figurën e re drejtuese të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama.
Që nga fillimi i kësaj jave, Shqipëria qeveriset nga një qeveri socialiste. Në krye qëndron Edi Rama, 49 vjeçari është 20 vjet më i ri se armiku i tij kryesor prej disa vitesh, Sali Berisha dhe i përket një gjeneratë të re politikanësh. Ish-lojtari i basketbollit, që ia doli të ngjitet deri në kombëtaren shqiptare, dallohet me statujën e lartë nga masa e politikanëve shqiptarë. Edhe e shkuara e tij si piktor nuk është tipike. Rama u angazhua në protestat e studentëve kundër nomenklaturës, e cila pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha mori të gjithë pushtetin në dorë, por i deziluzionuar nga politika ai iu kthye artit, fillimisht si docent, pastaj si piktor në Paris.
Politikën, Rama e përshkruan me fjalë të tjera si stadi më i lartë i artit konceptual. Joshja prej pushtetit e bëri Ramën të kthehej në vitin 1998 në vendlindje duke ndjekur ofertën e Fatos Nanos për t’u bërë ministër. Por, fuqi politike, bohemi fitoi pas zgjedhjes si kryetar bashkie i kryeqytetit. Për ripërtëritjen e Tiranës, Rama u lëvdua nëpër botë.
Tani Rama ka mbërritur aty ku donte. Por në rrugën drejt kreut të qeverisë, Rama është larguar nga idealet e larta. Këtë e reflekton edhe koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, e cila drejtohet nga ish-kryeministri, Ilir Meta. Prandaj tingëllojnë boshe premtimet e Ramës që me një dorë mrekullie në vend do të krijohen 300.000 vende pune, dhe do të luftohet me efektivitet korrupsioni në vend, shkruan gazeta zvicerane./DW