E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ Basha: Rama mori mesazhe të qarta në Bruksel, të kthehet me mend në kokë (VIDEO)

luliKryetari i PD-së, Lulëzim Basha, ka dalë në një konferencë shtypi për të komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

Sipas tij, Rama ka marrë mesazhe të qarta për qëndrimet e tij konfliktuale kundër opozitës.

Dua të siguroj përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel, sikurse kemi siguruar qytetarët dhe Kuvendin e Shqipërisë këto ditë, se opozita e re shqiptare nuk do të jetë në asnjë moment pengesa dhe problemi i integrimit të vendit në BE, se do të jemi promotorë, siç kemi qenë në qeveri, se do të votojmë çdo ligj dhe akt shkon në përmbushje të kritereve të integrimit, tha Basha.

Sipas tij, Rama duhet ta lexojë këtë mesazh jo si rutinë, por para së gjithash si një këshillë ndihmuese dhe qortuese për startin plot qëndrime përçarëse e konfliktuale të zotit Rama në detyrën e tij si kryetar i Këshillit të Ministrave.

Zoti Rama e thelloi më tej luftëshpalljen ndaj opozitës me deklaratën e tij paprecedent se opozita nuk ka parë akoma se çështë dhuna, deklaratë nga e cila nuk është tërhequr ende. Me veprimet konfliktuale dhe përçarëse që po kryen ai po rrezikon të bllokojë përsëri, kësaj radhe si qeveritar kundër opozitës, vijoi Basha.

Ai ka kritikuar Ramën për heqjen e portretit të Nishanit nga zyra, ndërsa ka thënë se kryeministri i ri, është i vetmi që është braktisur nga dy opozita, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Zoti Rama i shpalli luftë opozitës në daljen e tij të parë në foltoren e Kuvendit, duke provokuar largimin e saj nga seanca. Një ditë më pas provokoi braktisjen e Kuvendit të Kosovës nga opozita e Kosovës me qëndrimet e tij ideologjike përçarëse të stampës së vjetër ndaj figurës së ndritur të arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit Ibrahim Rugova. Në harkun e njëzet e katër orëve provokoi braktisje nga dy opozita kombëtare, një rekord që nuk e ka asnjë kryeministër. Në vrapin e tij drejt godinës së qeverisë, akoma pa u tharë boja e firmës së betimit para Presidentit të Republikës, nxitoi të hiqte portretin e tij, në shkelje flagrante dhe përçarëse të Kushtetutës, etikës, dhe bonsensit. Kjo nuk është rruga për të shkuar në Europë. Uroj që të kthehet me mend në kokë dhe këmbë në tokë dhe të heqë dorë nga fryma e përçarjes dhe e urrejtjes, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›