Rama njofton uljen e tatimit për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin e qeverisë për uljen e tatimit për kategorinë e pagave nga 150 deri më 200 mijë lekë të reja. Sipas një postimi në facebook kryeministri bën me dije se tatimi mbi këto kategori pagash do të ulet nga 23% në 13%. Ky vendim i qeverisë do të fillojë të zbatohet që nga data 1 korrik 2020. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900. Efekti negativ që pritet të ketë buxheti nga këto ndryshime pritet të jetë rreth 12 milion euro me pak në vit.
Më parë qeveria ka njoftuar se do të zerojë tatimin për pagat deri në 40 mijë lekë. Nga kjo përfitojnë 246 mijë të punësuar.