E Enjte, 5 Nëntor 2026

Uria botërore, vijojnë replikat mes Musk dhe shefit të OKB-së për urinë dhe pasurinë

Deklarata pak ditë më parë e kreut të Programit të Ushqimit të OKB-së David Beasley se 2% e pasurisë së Elon Musk mund të zgjidhë problemin e urisë në botë vijon që të sjellë replika. Elon Musk sfidoi OKB-në duke i kërkuar që të provojë që 6 miliardë USD zgjidhin problemin me urinë në botë dhe atëherë ai premtoi se do të shiste menjëherë aksionet e Tesla-s.

Investitori i njohur Ross Gerber u përfshi në debatin që ka plasur në rrjet. “A i ka dërguar dikush @elonmusk një plan të detajuar për të zgjidhur urinë në botë. Duket si një mundësi e humbur…”, thotë Gerber. “Ende jo. Ata thjesht duhet të postojnë librin e transaksioneve.

“Duhet të jetë diku” ishte përgjigja e Elon Musk. Nuk mungoi replika e shefit të Programit të Ushqimit të OKB-së, David Beasley, i cili shkroi në Twitter “Plani mund të jetë në pak ditë. Së shpejti do të vendosim duke dhënë një pasqyrë të gjerë. Detajet do të vijnë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›