E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do t’i adresohet sot me një fjalë Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Rama ndau në rrjetet sociale një fotografi pranë flamurit kombëtar në selinë e OKB-së,  pak përpara adresimit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

“Krenar për Shqipërinë”, shkruan Rama krahas fotos.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës, Kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›