Rama Sali terhiqu Jemi aq shume saqe nuk ta rrok dot mendja

Kreu socialist Edi Rama i beri thirrje kryeministrit te vendit qe te terhiqet nga rruga e mbrapshte ku ka futur KQZ-ne dhe veten e tij pasi ne te kundert pasojat per stabilitetin e vendit do jene te pallogaritshme.
Ne emer te qytetareve qe zgjedhin me vote dhe i vjedhin voten sy me sy i bej thirrje Saliut terhiqi vjedhesit e tu nga rruga qorre perpara se te jete shume vone sepse opozita jo vetem nuk do ta njohe rezultatin e kesaj maskarade por sdo te njohe as qeverine tende. Ndaloje kete turp qe fyen cdo shqiptar te ndershem pa dallim ata shqiptare qe e dijne se vjedhja eshte nje faj qe turperon te gjithe shtepine.
Rama e cilesoi veprimin e fundit te KQZ-se si nje vjedhje maratone ku sipas tij shfaqen kuti votimi pa kode.
Kjo tregon jo vetem sa poshte ka rene ky vend me ty por dhe sa thjeshte mund ta fundose kete vend epshi yt per pushtet dhe para. Me 8 maj ty nuk te mjaftuan as kercenimet ndaj administrates as eskursionistet qe erdhen nga te katert anet dhe as aleanca politike me laramane e ketyre 20 vjeteve qe ti ke krijuar. tha Rama.
Nderkohe sipas Rames Saliu i jep vendit nje kosto te jashtezakonshme duke demtuar stabilitetin e Shqiperise.
Saliu ky komik me llafazerine e tij para kamerave me pare tha se ne KQZ ka gjashte burra dhe nje grua por ne fakt ka dy gra dhe pese burra. Ky mund te ishte lapsus por ne rastin e Berishes reflekton deshiren e tij per te transformuar numrat dhe gjinite sikurse foli per ngjyrat e fleteve. vazhdoi me tej kreu socialist.
Ta harroje se duke rrembyer ne tavoline rezultatin si hajdut pulash mund te qeverise i qete Tiranen apo qeverine. Perdite e me shume ne do jemi bashke ne kembe. E siguroj Berishen se nuk kane vdekur njerezit e lire dhe te forte dhe jane aq shume saqe atij nuk ja rrok dot mendja. perfundoi Rama.