E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama për pagat e gjyqtarëve/Kryeministri reagon pas deklaratës së shoqatave të drejtësisë

Pas deklaratës së shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për bllokimin e pagave, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili kërkon që secili institucion të qëndrojë brenda kompetencave të tij. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama thotë se fondin e pagave për pushtetin gjyqësor e propozon ekzekutivi dhe e miraton Kuvendi.

“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’ësht녔

Reagimi i kryeministrit vjen pas qëndrimit të përbashkët të Unionit të Gjyqtarëve, Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Prokurorëve, të cilat e kanë cilësuar të paligjshëm bllokimin e pagave dhe kanë kërkuar ekzekutimin e tyre sipas formulës së re.

Ngërçi lidhet me vendimin e KLGJ-së dhe KLP-së për rritjen e pagës referuese të magjistratëve, pas përfundimit të afatit që Gjykata Kushtetuese i kishte lënë Kuvendit për ndërhyrje ligjore. Ministria e Financave kërkon rikthimin te formula e mëparshme, ndërsa shoqatat e drejtësisë argumentojnë se ajo është shfuqizuar dhe se vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar.

Gazetare: Lusi Pwrgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›