Zjarr në hyrje të Syrit të Kaltër, digjen 4 kioska private, dyshohet për defekt elektrik

Një vatër zjarri u shfaq gjatë mesnatës në hyrje të Parkut Natyror të Syrit të Kaltër, duke shkaktuar djegien e katër kioska private tregtimi.
Pas marrjes së njoftimit për zjarrin, në vendngjarje mbërritën tre mjete zjarrfikëse, si dhe dy mjete të Policisë së bashku me forca policore. Ekipet e shërbimit zjarrfikës luftuan për rreth dy orë me flakët, ndërsa zjarri u arrit të fiket rreth orës 02:00.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik.
Nga flakët janë dëmtuar rëndë katër kioska private, të cilat shërbenin kryesisht për tregtimin e pijeve freskuese. Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të përcaktuar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
/rtsh.al/