Rama per prerjen e pemeve

Prerjen e pemëve në Parkun e Tiranës për zgjerimin e “Rrugës së Elbasanit”, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e cilësoi si një masakër mjedisore e cila bëhet për interesa klienteliste.
Po ashtu Rama deklaroi se klientë të qeverisë po blejnë godinat e vjetra të qendrës, që janë vënë në mbrojtje dhe pjesë e planit francez të Tiranës.
“Për vite me radhë i është bërë rezistencë nga Bashkia e Tiranës çdo lloj përpjekjeje prej interesash private për të ndërtuar në zonën e Parkut. Sot, me alibinë e zgjerimit të “Rrugës së Elbasanit”, po ndodh hapja e territorit të Parkut për interesat e një klientele me dominancë të fortë edhe në vetë ekonominë e vendit. Duhet vënë alarmi sepse ky zgjerim po përdoret si alibi për t’i hapur rrugë interesave të klientelës më të afërt të kryeministrit (Sali Berisha) dhe të gjithë oborrit të tij”, u shpreh Raman ë një dalje për mediat.