Rama për protestën: Flamingot do habiten si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit pas protestës dhe debatet që kanë pasuar rreth organizimit të saj.
Në postimin e tij, Rama ka shpërndarë një foto që përmban një mbishkrim ku pretendohet se “organizatori” i protestës ka deklaruar se në turmë kishte grupe serbe dhe greke të infiltruar, të cilat sipas pretendimit do të identifikohen me emra.
Në postimin e tij, Rama shkruan:
“Ouuu….. Po ky vetë?
Avash avash, të gjithë do dalin!
Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.”, shkruhet nw postim.
/rtsh.al/