Rama, përshëndet lirimin e nënë Feridesë
Kryesocialisti Edi Rama ka përshëndetur lirimin nga burgu të nënë Feridesë dhe të grave të tjera që përfituan nga falja e Presidentit Republikës Topi. Rama i uron shëndet e mbarësi familjes së ribashkuar të Feride Bakos.
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, shpreh kënaqësinë e veçantë për lirimin nga burgu të nënë Feridesë dhe të grave të tjera që përfituan nga falja e Presidentit Topi. Më në fund zëri i atyre mijëra njerëzve që firmosën peticionin për lirimin e nënë Feridesë u dëgjua thotë ne mesazhin e tij kreu i Partisë Socialuste. Duke uruar që rasti në fjalë të shërbejë për të nxitur politika me largpamëse zhvillimi e përkrahjeje të zonave të varfëra të vendit dhe të familjeve të varfëra të këtyre zonave, Rama i uron shëndet e mbarësi familjes së ribashkuar të Feride Bakos. (a.r/news24/balkanweb)