Rama përuron 385 apartamentet sociale në Shkozë
TIRANE-Kryetari i Bashksië së Tiranës, Edi Rama përurori sot në Shkozë të Tiranës bllokun e pallateve të reja sociale.
Projekti i banesave për të pastrehët nisi 3 vjet më parë, por sic bëri të ditur Rama, puna për ndërtimin më shpejt të tyre u bllokua nga këshilli bashkiak.
Rama bëri të ditur se pavarësisht kësaj u arrit që të ndërtoheshin 385 apartamente në këtë bllok ndërsa synimi do të jetë 4 vjecarin e ardhshëm të ndërtohen 1 mijë apartamente të reja. Sipas Rames pas 8 majit puna ne keshillin bashkiak do te clirohet plotesisht dhe me i plote do te jete projekti per strehimin e familjeve te pastreha.
Duke theksuar se Bashkia ka patur në vëmendje politikën strehuese integruese, Kryebashkiaku vlerësoi se kompleksi i ri pallateve ka standarte europiane dhe në të do të strehohen dhjetra e dhjetra familje që për vite të tëra kanë statusin e të pastrehit për shkak të probleme të ndryshe ekonomike apo janë gjendur të tillë në rrethana jo të zakonta.
“Ky është modeli i zhvillimit të politikës sonë të strehimit, është një model europian, e shihni të gjithë se nuk asgjë të bërë më parë në fushën e strehimit, është një model i integruar që ka brenda një sërë komponentësh të dosmodoshëm për të patur një politikë strehimi integruese jo thjesht një fole ku njerëzit të fusin kokën, por një hapësirë publike si kjo që kemi këtu për gjithë komunitetin", u shpreh Rama.
Rama bëri të ditur se brenda apartamenteve për këtë komunitet ka qëndër sociale, e cila është në shërbim të komuniteti, kopshtin e cerdhesn, shtëpinë e librit.
Kryebashkiaku theksoi se në katet e para të apartamenteve do të zhvillohet një politike e re punësimi.
“Gjithë katet e para janë hapësira sipërmarrjeje të cilat do ti vihen në dispozicion të rejave dhe të rinjve që janë angazhuar në formimin profesional, dhe ata që do spikatin të marrin një kredi të hapin një biznes ky do jetë dhe laboratory tyre i parë i një politike punësimi tërësisht të re të cilën ne synojmë intensivisht ta hapim në gjithë Tiranan dhe mbarë territorin shqiptar”.
Në këtë bllok pritet që së shpejti të akomodohen 385 familje të pastreha te cilat do te blejne apartamenetet me kredi me interesa teper te uleta.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Rama përuron 385 apartamentet sociale në Shkozë