Basha: Nje rruge e re e te berit politike
BASHKEBISEDIMI/ Kandidati i Aleances per Qytetarin, Lulzim Basha, thote se do te hape nje rruge te re te te berit politike ne vendin tone. Ne bashkebisedim me gazetare, ne kuadrin e "Iniciativa per Tiranen", Basha e argumenton kete angazhim, duke pasur besim ne vlerat me te mira te ADN-se shqiptare duke theksuar se do te realizoje projektet e medha qe jane vene si objektiv, projekte te lindura nga nevoja e domosdoshmeria qytetare
Nje pyetje specifike qe ka te beje me taksat. Keni deklaruar se ne Tirane ka 80 taksa dhe tarifa vendore. Bashkia e Tiranes ne nje perpjekje publike, sepse-ketu me lejoni te jap mendimin tim qe do te kisha dashur te shoh nje debat televiziv mes jush dhe kryetarit te bashkise, Rama, por qe per arsyet e tij ai nuk e ka marre fare ne konsiderate, keshtu qe me ndermjetesimin e mediave behet nje debat ping-pongu. Bashkia ka replikuar me ju duke thene se ne Tirane qytetaret paguajne vetem tre taksa po kaq edhe bizneset, madje qytetareve u ka vajtur ne dy, sepse taksa e gjelberimit nuk eshte ne fuqi kete vit dhe barra fiskale per qytetaret eshte diku tek 550 leke te reja ne muaj nderkohe qe per bizneset 5200 leke ne muaj. Ju kam degjuar qe do te reduktoni dhe do te hiqni taksat e tabelave per bizneset e vogla dhe te pastrimit. A mund te shtjelloni se cilat jane ato 60 taksa dhe tarifa vendore qe ju do te hiqni dhe nga reduktimi i buxhetit qe do te vije prej kesaj si do te realizoni projektin ambicioz te tramvajit, por edhe unaze, kampus universitar, biblioteke universitare...
Ceshtja e taksave eshte nje ceshtje fare e thjeshte. Sot ne bashkine e Tiranes ka jo 80, por 85 taksa dhe tarifa vendore, te cilat ne menyre jo transparente krijojne nje problem te madh me komunitetin e biznesit ne teresi, me ceshtjen e punesimit ne vecanti e po keshtu me ceshtjen e konjuktures se cmimeve ne qytetin e Tiranes. Cilat jane keto probleme? Sistemi i taksave ne bashkine e Tiranes eshte jo transparent. Bizneset e vogla por edhe bizneset e medha perballen ne menyre periodike me taksa qe jane shumefishuar nga vitit ne vit. Mjafton te shihni faqen e internetit te bashkise se Tiranes, apo te pyesni nje mikun tuaj biznesmen apo nje tregtar ne tregun "Cam" apo ne tregun e Uzines Dinamo apo ne tregjet e shumta te Tiranes dhe do t'ju thone sic e kane shprehur ne menyre publike se taksat dhe tarifat jane shumefishuar tre vitet e fundit. Jo vetem qe nuk ka sjelle nje permiresim ne cilesine e sherbimeve, por sherbimet qe duhet te perfitonin keta subjekte dhe qytetaret ne teresi kane ardhur duke u ulur, nderkohe qe kostoja e tyre ka ardhur duke u rritur. Po marr nje shembull: Vetem kostoja e pastrimit te qytetit eshte pese here me e larte kete vit sesa ka qene para dy vitesh. Ne teresi problemi ka te beje me mungesen e transparences per menyren sesi vendosen taksat. Si vilen ato? A ka nje vjelje te barabarte, proporcionale apo ka klientela te caktuara te cilat nuk paguajne taksa, thjesht duke mos i paguar apo nepermjet devijimeve gati-ligjore. Keto taksa qe mblidhen, a dedikohen me te vertete per sherbimet, etiketen e se ciles mbajne? Taksa e gjelberimit, a ka sjelle me shume gjelberim ne Tirane? Taksa e tabeles, per cfare perdoret? Taksat e pastrimit a ka sjelle me shume pastrim ne rruget e Tiranes? E njejta gje shume e shume taksa e tarifa te tjera. Te gjitha tarifat qe bashkia ka vene sot jane tarifa jo transparente, shumefishin e kostos se sherbimit qe tarifa perfaqeson dhe sherbimin qe ben, qofte kjo tarifa e importit te leshit apo e fotokopjimit te nje flete A 4 ne bashkine e Tiranes. Gjithcka eshte 4, 5, 16, 20 here me e shtrenjte sesa kostoja e sherbimit qe bashkia ofron. Megjithate bashkia nuk eshte ne gjendje te gjeneroje nje buxhet te mjaftueshem per te kryer avancimin e puneve te qytetit. Ne fakt bashkia eshte deklaruar vetem disa muaj me pare prej nje nga bankat kryesore te zhvillimit si jo fizibel, per te marre kredi edhe kjo eshte problem i mungeses se transparences. Taksat mblidhen por nuk e dime si shpenzohen, taksat mblidhen por shendeti financiar i bashkise mbetet i dobet. Aq i dobet sa bashkia me e madhe e vendit ku 38-40 per qind e prodhimit te brendshem bruto gjenerohet, ku 1 ne 4 shqiptare jetojne, dhe kryesisht shqiptare me shanse dhe oportunitete relativisht me te medha sesa mesatarja e pjeses tjeter te vendit, nuk arrin dot te marre as edhe 1 euro kredi. Dhe mbeshtetet kryesisht tek vullneti i qeverisjes vendore. Pervec kesaj menyra sesi perdoret taksa ka sjelle probleme te medha me konjukturen e cmimeve. Ne Kashar, ne Kamze, kudo ne bashkite dhe komunat perreth e po keshtu me tej ne Shqiperi cmimet e mallrave te perditshme jane me te uleta se ne tirane. Dhe kjo ka lidhje patjeter me efektin qe taksat dhe politika e gabuar fiskale ka sjelle ne qytetin e Tiranes. Ne dy plane. Se pari, ne thjesht rendesen qe sjell ne xhepat e biznesit, ne koston relative te produktit apo sherbimit brenda vijes se verdhe te Tiranes dhe se dyti ne sherbimin e munguar. Sherbim te cilin biznesi detyrohet ta kryeje vete. Ne qofte se nuk ia ben bashkia detyrohet te paguaje vete. Paguan dy here biznesi. Paguan taksen, qe eshte 7-8 here me e larte sesa ne komunat e bashkite perreth, paguan edhe heren e dyte per sherbimet qe nuk i merr. Natyrisht qe biznesi e reflekton kete diku dhe e reflekton pikerisht ne konjukturen e cmimeve. Tek buka, veza, speci dhe domatja, tek cmimet e strehimit karburantit dhe me tej. Une nuk po them qe ky eshte problemi i vetem me cmimet ne Tirane, une nuk po them qe reforma ime fiskale, e cila do te heqe 60 nga keto taksa dhe tarifa, tarifat e nevojshme do t'i vendos ne nivel sinjifikativ ne 1 mije leke te vjetra, njeqind leke te vjetra. Do te heq taksen e gjelberimit, taksen e tabeles dhe do te pergjysmoj, do te ul tre here taksen e pastrimit per bizneset. Une nuk po them se kjo ne vetvete do te jete celesi ultimativ per zgjidhjen e problemit te cmimeve, por patjeter qe do te kete nje ndikim. Ne do te ulim taksat dhe do te bejme normalizimin e cmimeve prioritetin tone numer nje dhe kesaj do t'i sherbeje edhe agjencia per mbrojtjen e konsumatorit. Nje agjenci qe do te kete rol dhe kompetence ekskluzive hulumtimin, investigimin, raportimin, turperimin publik dhe venien para ligjit te spekulanteve ne tregjet e qytetit tone . Edhe kjo eshte e pamjaftueshme. Sepse kostoja e transportit ne qytetin tone do te mbetet e larte sa kohe ketu nuk ka investime te medha. Sa kohe investimet kapilare per rruget me te cilat sherbehet biznesi dhe qytetaret jane subjekt i degradimit te vazhdueshem. Kostoja e transportit do te rritet, sa kohe qe sistemi i transporti publik apo rruget qe cakton bashkia per transportin e mallrave jetike per qytetaret sjellin nje kosto ekstra. Bashkia nuk mund te kontrolloje tregun e karburantit, nuk mund te kontrolloje cmimin e karburantit, sepse ata vendosin instrumente te tjere, por bashkia mund te ule kohen e transportit te specave dhe domateve, nga dogana e Tiranes tek tregu i Uzines Dinamo. Mund te ule dhe do te ule, duke bere nderhyrje te menjehershme, te zgjuara, jo nevojshmerisht te shtrenjta. Ne infrastrukturen bazike, ne infrastrukturen apo kahjen e transportit publik brenda qytetit, duke ulur minutazhin e transportit te te mirave materiale, duke ulur koston qe i perkthehet qytetarit me cmimet. Po keshtu sistemi i taksave eshte nje sistem jo nxites per investimet ne Tirane. Jo vetem qe bashkise i mungon nje politike nxitese per investimet e punesimin, por sistemi aktual shkurajon nepermjet mungeses se transparences, nepermjet mungeses se miqesise, investimet ne qytetin e Tiranes. Dhe ketu dua te ndalem ne faktin se ku tjeter, afermendsh jo ne Shqiperi, por ne cdo vend tjeter te botes, do te donte te investonte biznesin, pervecse ne kryeqytetin e vet. Per njemije e nje arsye. Megjithate sot, biznesi jo vetem qe nuk investon ne Tirane, por biznesi zhvendoset jashte Tirane. E jo vetem biznesi, universitetet private zhvendosen jashte Tirane, sepse mungojne kushtet infrastrukturore, mungon infrastruktura ligjore, ndihmese, mungon teresisht vemendja, dashamiresia, preokupimi per ta konsideruar kete jo thjesht nje ceshtje. Por ceshtjen numer nje te qytetit, ceshtjen numer nje te bashkise e te kryebashkiakut. Andaj ajo qe kam propozuar une, eshte qe duke rikthyer punesimin dhe mireqenien si pergjegjesi kryesore te bashkise sepse eshte problemi kryesor te kemi nje perqasje sa me te harmonizuar per uljen e taksave edhe me shume se c'kam propozuar edhe sistemet fiskale liberale qe kane te bejne me parkun e biznesit, parkun teknologjik, do te bejne te mundur qe Tirana te shihet me syrin ambientit me miqesor te ambienteve miqesore ne Ballkan dhe Evrope. Une do te vendos premium per ata qe do te bejne te mundur punesimin. Premium qe do te shpenzohen apo mund te dedikohen per trajnime dhe ri-trajnime profesionale te krahut te punes, per futjen e teknologjive te reja. Do ta bej kete, me legjislacionin lokal do te punoj fort dhe do te ushtroj cfaredolloj presioni qe Tirana te kthehet ne qytetin me te lakmuar per investimet dhe investitoret ne Shqiperi, Ballkan dhe me gjere.
Qe ta kuptojme qarte, ju po thoni qe me uljen e taksave qe do te beni do te gjeneroni vende pune, pasi Tirana do te behet vetvetiu me atraktive per bizneset dhe kjo do te gjeneroje me shume buxhet per bashkine, kjo eshte ideja?
Jo! Kjo eshte nje permbledhje e shkurter deri diku e sakte, por dua te saktesoj edhe me tej. Cfare efekti do te kene taksat? Taksat do te kene kete efekt: ulja e taksave per biznesin e vogel do te gjeneroje vetem gjashte muajt e pare, sipas perllogaritjeve te bazuara ne statistikat e bashkise se Tiranes, 1.2 miliarde te cliruara per biznesin e vogel. Perkthyer kjo me faktorin qe perdoret per nje vend pune do te thote kater mije vende pune vetem gjashte muajt e pare. Natyrisht qe nuk jemi ne ata qe do te percaktojme, por kjo energji financiare do te ridrejtohet tek punesimi, nuk do te perfundoje me ne xhepat e shpuar, per te mos thene te erret, te administrimit te taksave sot ne bashkine e qytetit tone. Sa i perket buxhetit. Po! Tirana ka nevoje per zgjidhje te medha, te cilat kane mbetur peng per shume vite i ngercit, i tensionit dhe i sherreve politike dhe une jam i vendosur te mos le me politiken te nderhyje ne keto zgjidhje te medha. Duke filluar me unazen e madhe, me tramvajin me rrjetin kapilar te rrugeve te Tiranes, me shkollat, kopshtet dhe cerdhet, te cilat kane mbetur peng edhe kur qeverisja kishte te njejten ngjyre, nese mund t'ju kujtohet. Si do e arrijme kete? Buxheti i Tiranes do te jete buxhet dinamik. Se pari nepermjet dyfishimit te te ardhurave te vete Bashkise, nepermjet nje mireqeverisje fiskale, nepermjet zgjerimit te bazes fiskale do te arrijme brenda nje viti ate qe qeverisja qendrore arriti ne nivel kombetar. Dyfishimin e te ardhurave duke ulur nivelin e taksave dhe duke rritur ne kete menyre edhe pergjegjesine e cdo qytetari. Cdo qytetar eshte aksioner i Tiranes, cdo qytetar meriton sherbimet e Tiranes, por cdo qytetar duhet te mbaje barren per sherbimet e Tiranes. Une kete nuk e kam fshehur asnjehere. Do te perdorim sisteme, te cilat jane fare te qarta dhe funksionojne edhe ne situata post-konflikt. Struktura e mbledhjes se taksave sot eshte dhjetera here me moderne ne Peje dhe Prishtine e cila dhjete vjet me pare ishte nen monitorimin e forcave paqeruajtese sesa c'eshte ne Tirane. Do te bejme te mundur nje perdorim me efektiv te te ardhurave, po marr nje shembull: mbeturinat. Mbeturinat e qytetit te Tiranes i kushtojne taksapaguesit te Tiranes pese here me shume se dy vjet me pare. Por a eshte sot qyteti pese here me i paster? A kemi sot konteniere ne te gjithe Tiranen qe mbledhin mbeturina? A eshte sherbimi i rregullt per t'i mbledhur ato? A na kane ikur na syte apo nga hunda pirgjet e plehrave qe kuterbojne ere? Apo akoma me keq qe jane vatra infeksioni? Absolutisht jo! Ne mund ta bejme me nje sherbim me pak te kushtueshem. Sic e beri Lezha. Duke filluar me nje mendim konstruktiv per te sjelle edhe ne kete element tregun. Dhe tregu do te vije, ne momentin qe do te shohe qe plehrat nuk jane nje grumbull mbetjesh toksike te riciklueshme e pa riciklueshme, po jane te ndara, sic jane te ndara ne Lezhe, nuk po them ne Londer, por ne Lezhe, ne plastike, qelq, leter dhe e gjitha kjo do te gjeneroje interesin e tregut. Nuk po them, nuk po ju jap garanci sot qe do te na kushtoje me pak se c'na kushtojne sot, por ju jap garanci qe keto plehra do te mblidhen ne cdo cep te qytetit dhe do te mblidhen me nje infrastrukture dhjetera here me moderne, se ajo qe eshte sot. Por t'i kthehem struktures se buxhetit. Absolutisht qyteti i Tiranes nuk mund te perballoje programet dhe iniciativat qe kemi jetike. Kemi nevoje per partneritet dhe kete partneritet do ta marrim ne tre drejtime. Se pari duke blere likuide, pra fizibel. Se pari duke bere te mundur qe Bashkia nepermjet shendoshjes se financave te veta, te marre hua nga institucionet kredidhenese. Hua te forta dhe t buta dhe objektivi im eshte qe Tirana ne kater vitet e ardhshme te kete mundesi qe permes buxhetit te vet te mund te investoje ne vepra publike te vogla e te medha jo me pak se 200 milione euro. Pra nje katerfishim i investimeve qe ka bere bashkia deri me sot. Kater vitet e kaluara bashkia investoi vetem 50, nderkohe qe lufta politike mori peng projekte te rendesishme si ai i kanalizimeve te grantit japonez, apo i ai shkollave qe ne kohen kur z. Malaj ishte minister Financash, etj, etj. Se dyti duke ndertuar nje partneritet luajal, transparent perpara qytetarit me sektorin privat. Ne do te hapim akse te tjera ne kete qytet. Te cilat kane vizatuar ne leter dhe na dalin si fantazma gjithmone ne kohe zgjedhjesh kur asnjehere nuk u hodh hapi per t'i bere realitet. Aksi nga stacioni i trenit tek lumi i Tiranes. Korridori i gjelber i lumit te Tiranes, parkun metropolitan te Tiranes, megjithese ndodhet ne territorin e Paskuqanit etj. Ne keto investime te medha e te tjera strategjike, vendparkimet, te medha ne toke apo taktike pergjate rrugeve do i bejme ne partneritet me sektorin privat. Por pasi te kemi vendosur nje themel te shendoshe te interesit te qytetarit.
Ju permendet projekte infrastrukturore te rendesishme per Tiranen si Unaza e Madhe qe thate se do t'i realizonit nepermjet partneritetit me qeverine. Mesa kam degjuar kryeministri Berisha eshte shprehur i gatshem te financoje cdo projekt te bashkise se Tiranes, nderkohe qe kemi nje bllokim te buxhetit nga Keshilli Bashkiak i Tiranes. A le te kuptohet kjo qe ky eshte nje bllokim politik. A do te marrim neve nen driten edhe te vendimit te sotem te Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshte vendimin e KQZ per te pranuar kasetat nga shtabet elektorale, a do te marrim ne njoftime nga shtabi i juaj elektoral per aktivitetet ku do te jeni ju, ne menyre qe ne te jemi fizikisht atje?
Per pyetjen e fundit ju garantoj qe nuk kam perzene dhe nuk do te perze asnjehere askend nga aktivitetet e mia publike dhe politike. Natyrisht per sa eshte e mundur do te ruaj intimitetin e qytetareve gjate takimeve qe kam me ta ne kontekstin e ecjes ne qytet, por ne cdo rrethane tjeter kam mbetur dhe do te mbetem i hapur gjithmone. Kjo eshte fryma ime. Kjo eshte ajo qe desha te shpreh ketu. Dhe besoj te pakten ne synimin qe kemi sonte pavaresisht prej pozicioneve personale qe kemi te gjithe ketu ne salle, ne synimin qe kemi, qe na bashkon, per nje transparence me te madhe, per nje informim me te drejte duhet te ndjehemi mire, sepse kemi nje synim te perbashket. Sa i perket ceshtjes se buxhetit, po eshte e vertete qe bashkia e Tiranes, ekzekutivi i saj ka zgjedhur qe ne vend se ta shtrije doren e konsensusit tek Keshilli Bashkiak si perfaqesuesi i konsensusit qytetar, t'i beje atentat ketij konsensusi, dhe te veproje ne vend te nje buxheti vjetor me buxhete mujore, nje hapesire qe ia lejon ligji. Une ju garantoj se konsensusi dhe ndertimi i konsensusit do te jene baza e veprimtarise time, administrative, qytetare, jo vetem me qytetaret, por ne radhe te pare me ata qe perfaqesojne qytetaret ne punen e perditshme te bashkise se Tiranes, qe eshte Keshilli Bashkiak. Une nuk do te ngurroj t'i shtrij doren askujt, bazuar mbi teseren qe mban ne xhep, apo mbi ngjyren e partise qe perfaqeson, sepse per mua partia qe perfaqeson ne ate salle te keshillit ka shume me pak rendesi sesa perfaqesimi qe ajo zonje, apo ai zoteri i ben interesit qytetar dhe une do t'ua faktoj se kete fryme konsensusi do ta shtrij edhe me gjere, duke perfshire ne strukturat ekzekutive dhe vendimmarrese qytetare dukshem nga i gjithe spektri politik i qytetit te Tiranes me nje kriter te vetem: te kene ne zemer pasionin dhe te kene kapacitete te punojne me performance te larte per qytetin e Tiranes.
Kur ju flisni per shpetim te hapesirave publike per me shume gjelberim per zhvillim te Tiranes qe nis nga lagja ime, une si qytetare e Tiranes ndihem shume e lumtur nese ndodh, por di qe nje nga pikat me te forta me te cilat mazhoranca, vete ju, sulmoni kryebashkiakun aktual eshte betonizimi i Tiranes. Ku do t'i gjeni ju keto hapesira? Ne lagjen time, pallati im ka qene ne forme L tani eshte bere ne forme U, prapa dhe para jane ndertuar pallate te tjera. A jeni i gatshem, qofte edhe me kosto sociale e ekonomike, te nisni nje aksion qe do te zhbente ate qe eshte bere keq ne Tirane?
Se pari dua te theksoj se ne tere fushaten time nuk ka pasur e nuk do te kete asnje sulm drejtuar kandidatit tjeter. Evidentimi i punes se tij eshte bere tashme ne vite ndersa une jam i perqendruar teresisht ne oferten time per Tiranen. Dhe ne oferten time per Tiranen ne pjesen e cilesise se jetes, ku plani i ri urbanistik eshte bluprinti gjurma mbi te cilen do operoj, mbeshtetet ne dy parime kryesore: respekt total per pronen private dhe rifitimi maksimal i hapesirave publike. Respekti i prones private dhe fitimi i hapesirave publike shkojne dore me dore me njera tjetren. Dhe ka qene pikerisht cenimi i njerit qe ka sjelle edhe cenimin e tjetrit. Si do te veprojme? Se pari do te fillojme punen ne qelize, ne lagjet e Tiranes. Se dyti do te bejme faktorizimin maksimal te prones private por do ta bejme kete nepermjet nje integrimi te harmonizuar te interesave te qytetareve. Pra me thjeshte. Ne nje lagje te vjeter nuk do te ngulet nje kunj 15-kateshe ne pronen e 1, 2 apo 3 familjeve dhe te tjeret do te shikojne me "gisht ne goje" se c'behet ne pronen e tyre, por do te behet nje perqasje harmonike ku e drejta e zhvillimit e gjithe kuartalit do te transferohet brenda zhvillimit. Nese do te kete nje objekt me vlere private komerciale do te perfaqesohen ne ate objekt proporcionalisht e gjithe vlera financiare e prones dhe e vleres se shumefishuar te prones, per t'i lene vend fitimit me kete formule hapesires qe kemi nevoje. Dhe kemi nevoje per hapesire ne shume plane. Pikesepari per rruge te standardit evropian me trotuare, ndricim, infrastrukture nentokesore. Kemi nevoje per shkolla, kopshte, cerdhe sepse Tirana eshte trefishuar si popullsi nderkohe qe numri i ketyre institucioneve ka ngelur pothuajse ne vend numero. Kemi nevoje per konceptin e nje Tirane te gjelber e cila nuk merr fund vetem me korridorin e gjelber, Lumin e Tiranes apo nje park tjeter te madh. Por duhet te konkretizohet me gjelberimin si nje parim ne te gjithe zhvillimin e qytetit nepermjet kendeve te gjelbra ne cdo lagje dhe asaj qe une propozoj bashke me ekspertet e mi nje formule e ndertimit ku faktori i gjelber te jete minimalisht 50% e siperfaqes se ndertimit. Ka qene edhe me perpara kjo gje por cfare ndodhte. 50%-shi nuk kthehej ne siperfaqe te gjelber por ne vend-parkime. Pastaj aty dale nga dale mbinin njeri pas tjetrit zhvillime te ndryshme nga lavazhet te kafet luksoze por fakti eshte qe qytetit ju gllaberua gjelberimi. Edhe ne zhvillime te reja ju gllaberua gjelberimi. Keto zhvillime te reja te cilat jane bere kryesisht ne pjesen lindore e juglindore te qytetit kane krijuar nje problematike te jashtezakonshme sepse pervec rrugeve pa standarde ujesjelles kanalizime te cilesise se dobet mungese kopshtesh, shkollash, cerdhesh kane bllokuar edhe korridoret ajrore te nje Tirane, qe tani gjeografikisht ndodhet ne nje situate specifike. Si mund ta bejme? Une nuk propozoj shkuljen apo dinamitin per pallatet qe jane ndertuar. Sepse kjo do te ishte jo vetem utopike por ndoshta edhe jo e perballueshme nga ana e fatures financiare qe do te sillte. Por une propozoj pikesepari ndalimin sot, me 9 maj te cdo gllaberimi te hapesires publike dhe te gjelber. E kam nisur kete te "Komuna Parisit" me rikthimin e hapesirave te Klubit Sportiv Dinamo komunitetit sportiv. Jam shprehur qarte per mos betonizimin e nje zone afer diges se liqenit dhe do te qendroj po kaq fuqimisht per mos betonizimit kudo qe ajo ndodhet. Por ka nje numer te madh menyrash e formash qe i njeh sot arkitektura e urbanistika moderne sesi jo vetem t'i ndalojme por edhe te kundersulmojne betonin. Kjo mund te ndodhe ne disa forma e menyra, disa prej tyre arkitektet tane me ne ze, disa prej tyre jane kontributore ne iniciativen per Tiranen. Bashkia beri nje prezantim para dy ditesh te gjelberimit ne shume plane gje qe une e kam pare me syte e mi, si funksionon s'po them ne New York por ne Bari. dhe perqafimi i ketyre metodave e menyrave do te jete pjese integrale e perparimit te planit te ri urbanistik gjithmone duke respektuar pronen private, krijuar mundesi per zhvillim dhe duke nenkuptuar qe jo gjithcka do te vije si fature e menjehershme ne deren e bashkise se Tiranes, por do te jete nje mentalitet i ri do te jete nje kerkese ultimative ndaj cdo zhvilluesi e ndertuesi qe bashke me objektin qe do te ndertojne t'i rikthejne pak e nga pak cilesine e munguar evropiane qytetit tone.
Ne premtimet tuaja ju keni thene se nuk do te lejoni qe te ndertohen pallate 35- katesh, te diga e liqenit. Ky do te mbetet nje premtim elektoral apo do te jete e vertete, madje edhe Kryeministri eshte shprehur qe kjo do varet nga ju?
Sapo u shpreha per kete ceshtje ku folem per kete zone. Ne kete rast konkret sikunder ne cdo rast tjeter jam i vendosur qe asnje centimeter prone publike dhe hapesire e gjelber te mos preket. Nderkohe plani i ri urbanistik do te jape mundesi te shumefishta qe kete energji zhvilluese ta orientojme ne zhvillimin e zonave te degraduara sic eshte segmenti stacioni i trenit tek "Bregu i Lumit", "Bregu i Lumit" ne teresi, nga ura e Brarit tek ura e Kamzes. Ne vend qe te prishim te vetmin park qe na ka mbetur me energjine pozitive te sektorit privat te ndertojme nje park tjeter dhe aty natyrisht do te kete vend edhe per zhvillime te sektorit privat.
Kemi pare politiken tone qe gjithmone historia ka filluar me individin. Nese ju zgjidheni kryetar i baskise, historia e Bashkise Tirane do te filloje me 9 maj, cfare do te ofroni nga projektet qe jane bere dhe qe jane ne proces dhe cfare do te rishikoni nga ato?
Vendosmeria ime eshte shume e madhe ta depersonalizoj kete perqasje ne vendimmarrje ne bashkine e Tiranes. Pikerisht ne kete kuader eshte e domosdoshem bashkepunimi me i sinqerte ne kuptimin sa me i madh besimi me qytetarin, e vertete jo false, e perhershme jo periodike ne kohe fushatash apo vendimmarrje te vecanta. Une besoj se personalizimi i vendimmarrjes eshte problem me i madh qe shoqeria ka sot. Sikunder kam pare forcen e konsensusit qytetar te perballoje katastrofen natyrore, te ngreje qytete nga rera dhe te ktheje qytete te degraduara ne qendra civilizimi evropian dhe boteror. Duke pasur kete provoje dhe duke pasur bindjen time me te thelle ne vlerat me te mira te ADN-se shqiptare ne kuptimin e plote te fjales jobiologjik jam i bindur se nje konsensus te madh qytetaresh do ta provoje veten superior nga cdo formule te madhe qe kemi provuar deri tani ne, kete menyre jo vetem do realizoj projektet e medha qe i kemi vene vetes si objektiv, projekte te lindura nga nevoja e domosdoshmeria qytetare, por do te hap edhe nje rruge te re te te berit politike ne vendin tone.