Rama përuron përfundimin e 385 apartamenteve sociale
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka përuruar gjatë paradites së sotme përfundimin e 385 apartamenteve sociale në zonën e Shkozës. Rama gjatë përurimit të apartamenteve ka thënë se projekti për ndërtimin e tyre nisi që tre vjet më parë, por, ndërtimi i tyre u bllokua nga anëtarët e PD-së dhe LSI-së në Këshillin Bashkiak.
Për këtë arsye, Rama ka kërkuar që më 8 maj të çlirohet Këshilli Bashkiak, në mënyrë që, siç tha ai, të ndërtohen edhe 1000 apartamente të tjera sociale.