E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama po sillet si pushtues, jo si fitues

06-07-2013 / Gazeta 55

Në axhendën e kryeministrit të ardhshëm gjenden vetëm kërcënimet ndaj biznesit, si dhe anulimet e koncesioneve e të prokurimeve publike. Dje u regjistrua rekordi, me njoftimin se strukturat e shtetit do të humbasin legjitimitetin e tyre, pasi do t’i nënshtrohen një auditimi ndërkombëtar, i paprecedentë në historinë e 22 viteve pluralizëm. Me një sjellje prej pushtuesi, Edi Rama kërkon të bindë opinionin, për kiametin, që ka klithur prej muajsh, se po i kanoset Shqipërisë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka synuar t’i bëjë presion kryeministrit ende në detyrë, z. Sali Berisha që të ndalë miratimin e vendimeve të qeverisë. Presioni i Edi Ramës u bë në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS, përballë fytyrës së Gramoz Ruçit dhe Sajmir Tahirit, para të cilëve mbajti një fjalim hyrës. “Jam i detyruar t’iu bëj thirrje të gjithë subjekteve që të mos vazhdojnë bashkëpunimin me këtë qeveri, pasi ne do jemi të rreptë me çdo produkt të bashkëpunimit të subjekteve private me qeverinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit”.
Në fakt, kjo e Ramës nuk është një thirrje publike prej një kryeministri por një kërcënim prej pushtuesi që nuk njeh institucionet e Shtetit dhe paralajmëron auditime justifikuese për të pasur një alibi. Dhe alibia është mosmbajtja e premtimeve. Edi Rama duhet të kuptojë procedurat kushtetuese të bërjes së qeverisë sipas mandatit të popullit me votë. Qeveria e majtë “Rama” fillon punë pas miratimit të saj nga parlamenti i ri dhe deri në shtator qeveri në detyrë është ajo “Berisha”. Dhe qeveria “Berisha” ka vendosur përpara zgjedhjeve që do të rrisë pagat dhe pensionet dhe do të marrë vendimet e nevojshme për ndërtimin e gazsjellësit “TAP”. Nuk është shkjelje kushtetuese të marrësh vendime përderisa je në detyrë.
Megjithatë diku tjetër fle lepuri. Premtimet e Edi Ramës se po të jetë kryeministër do të bëjë që 1) taksim i të pasurve nëpërmjet taksës progresive dhe heqjen e  taksave për biznesin e vogël; 2) legalizimet falas ditën e parë në punë;3) do të hapen 300 mijë vende pune të reja; 4) do të ketë spitale dhe shërbime spitalore falas për të gjithë; 5) energji elektrike dhe ujë me çmime të ulëta. Faljen e faturave të papaguara;6) Shqipëri pa krime dhe korrupsion;7) qytetet që nuk do mbytem më nga shirat;8) asistencë sociale deri në 3 vjet, etj. Kryeministri Sali Berisha premtoi se do rrisë rrogat dhe pensionet përpara zgjedhjeve. Sot e mbajti fjalën dhe i rriti ato. Padyshim, pritet që edhe Edi Rama t’i mbajë premtimet. Dhe Edi Rama do ta ketë të vështirë t’i mbajë premtimet nëse vijon të kërcënojë biznesin, të anulojë koncesionet dhe tenderët publikë, të rikthejë FMN dhe institucionet tjera për të audituar të dhënat financiare të shtetit shqiptar duke nxjerrë sekretin shtetëror kompanive të huaja. Ndërkaq të vetmin premtim afatshkurtër që do të mbajë Edi Rama është futja e militantëve në punë. Për këtë arsye do të ndryshojë të gjithë strukturën ministrore duke shtuar edhe 5 ministri të reja për të kënaqur orekset e aleatëve dhe klientëve.  Dhe gjoja për të mos rritur shpenzimet buxhetore parashikohen të bëhen shkurtime masive në ministritë ekzistuese me pretekstin që janë krijuar dikastere  të reja që mbulojnë të njëjtat fusha. Në këtë mënyrë ata që do hiqen nga puna, nuk do hiqen për “arsye politike”, por do t’u thuhet thjesht për reformë. Reforma do të ndryshojë strukturat e ministrive dhe do të lejë pa mbrojtje ligjore të punësuarit aktualë që mund të hiqen nga puna fare lehtë dhe pasur mundësi padie sepse ju shkrihet vendi i punës, që në të vërtetë është  njëjti por me emër tjetër Gjithashtu shtimi i pesë ministrive të reja në strukturën e kabinetit qeveritar pa dyshim do të rrisë koston e administratës në buxhetin e shtetit duke hapur gropa të mëdha financiare. Dhe për të paguar këtë burokraci super të fryrë me patjetër do të gjenden mënyra për të taksuar edhe më shumë biznesin. Sido që të jetë përmbushja e një premtimi të vetëm, një gjë është e sigurt: Edi Rama do ta ketë të vështirë të qeverisë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Pakënaqësitë do të shtohen çdo ditë prej taksës progresive ndaj biznesit, për mos mbajtjen e premtimit të shëndetësisë dhe legalizimeve falas, e gjithfarësoj premtimesh të pamatura financiarisht.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›