E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Këshillat” që vijnë nga e majta ish-komuniste nuk janë për të mirën e Partisë Demokratike

06-07-2013 / Nga Sejdi Peka

Pushteti i bazuar në gënjeshtrën dhe mashtrimin,përvoja e demokracive funksionale ka vertetuar se shumë shpejt kthehet në një boomerang për ata që fitoren e konsiderojnë si pushtet për karrike dhe jo për alternativë më të mirë qeverisje për popullin. Koha ka treguar se shumë shpejt janë larguar nga pushteti me bishtin ndër shalë dhe të turpëruar. Personalisht, pavarësisht se nuk besoj në të majtën ish-komuniste, nuk uroj një fat të tillë, pasi Shqipëria jonë e vuajtur shumë është e lodhur me atë që i ka ndodhur rëndom “si kohë e humbur”në rrugën e sajë të vështirë drejt demokracisë në këto 2 dekada postkomuniste. Kohë e humbur ishte për Shqipërinë  periudha 1997-2005, kur falangat e ish sigurimit komunist në Partinë Socialiste ideuan dhe realizuan revolucionin bolshevik që me dhunën e grykës së pushkës përmbysen qeverine demokratike .Është periudha më e vështirë për demokracinë në Shqipëri kur reformat u ndalën. Amerika dhe Europa “e harruan” Shqipërinë. Asnjë hap për t’u shënuar në rrugën e integrimit euro-atlantik. Të gjitha evenimentet historike që si rezultat e reformave i ndodhën Shqipërisë në rrugën e integrimit, ndodhën jo rastësisht vetëm në dy mandatet e  qeverisë së Partisë Demokratike. Në këto 2 mandate tejet të suksesshme të qeverisë Berisha, hasën në padurimin e të majtës ish komuniste që e konceptonte pushtetin jo si përgjegjësi morale dhe politike përpara shqiptarëve por një mundësi për të sunduar dhe pasuruar nëpërmjet pushtetit. Të gjitha premtimet dhe mashtrimet që Edi Rama dhe Ilir Meta u kanë bërë shqiptarëve pa masë dhe kandarë vetëm për të fituar pushtetin, shumë shpejt koha do të vërtetojë, se shqiptarët nuk “hanë më trutë e gomarit” si në kohën e paraardhësit të tyre Enver. Shqiptarët nuk harrojnë se “dy aligatorët”e të majtës ish komuniste që fituan pushtetin kanë premtuar as më pak e as më shumë por 470.000 vende pune;se do të heqin të gjitha taksat për biznesin e vogël; se do të heqin TVSH për mallrat ushqimore;se do të bëjnë të gjitha legalizimet e banesave informale pa asnjë lek; se do të mbarojë dëmshpërblimi i të gjithë ish të përndjekurve politikë brenda 2 viteve; se do të dëmshpërblejnë me një këst menjëherë të gjithë ata ish-të përndjekur që jetojnë akoma;se do të ulin në mënyrë drastike të gjitha çmimet e mallrave ushqimorë etj,etj. Duke kthyer kokën prapa për ato që kanë premtuar, tani duket se “fituesit” i kanë kapur ethet, duke parë se të gjitha këto premtime janë të pamundura të realizohen. Duket fare hapur se është një “fitore si e Pirros”dhe gëzimi i tyre ngjan më tepër si një dëshpërim, andaj dhe nuk dinë se nga t’ja fillojnë. Për të shpërndarë një tymnajë për atë që në të vertetë do të ndodhë në pasigurinë e tyre për një qeverisje efektive, Rama-Meta ka zgjedhur sulmin për të shpartalluar opozitën, më saktë Partinë Demokratike. Në këto ditë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, e majta ish-komuniste që doli fituese në këto zgjedhje, në mediat të cilat përgjithësisht i ka uzurpuar, ka filluar një fushatë denigruese dhe provokuese kundër Partisë Demokratike në përgjithësi dhe kundër liderit të kësaj force politike Sali Berishës në veçanti. Sipas tyre “dorëheqja e Sali Berishës nuk mjafton dhe ai nuk duhet të jetë as anëtar i Partisë Demokratike”. Shpifjet e marrëzisë së tyre nuk kanë të ndalur, në provokimet e tyre djallëzore që sipas tyre Sali Berisha duhet kryqëzuar si Krishti, “duhet të japë llogari”përpara partisë së tij dhe shqiptarëve. Në këtë valle histerike hyri edhe ish Profesori i marksizëm-leninizmit Servet Pëllumbi, i cili tani jep këshilla për demokracinë. Çfarë nuk po e quajnë Berishën këto karroca të vjetra të ish regjimit komunist, dikush e quan “diktator”,të tjerë “rrënues”e plot epitete të tjera të neveritshme. Janë njerëz të tillë që nuk kanë as etikë njerëzore dhe as moral,janë mashtrues ordinerë të kuzhinës bolshevike se duke gënjyer diçka do të mbetet. Një fjalë e popullit thotë se “mos ja ke hallin kalorësit se i varen këmbët”. Sulmi i tyre kundër Berishës dhe ndërhyrja në punët e brendshme të Partisë Demokratike ka për qëllim që në këtë moment hutimi për demokratët të baltosin sa të jetë e mundur liderin e tyre historik, të sigurojnë një përçarje të mundshme të Partisë Demokratike,me qëllim që të justifikojnë përpara shqiptarëve dështimin e qeverisjes së tyre. Në konceptin e tyre kundër demokracisë atyre u intereson një opozitë e dobët ose mundësisht pa opozitë fare. Duke goditur Berishën,ata shpartallojnë në bllok Partinë Demokratike, misionin e saj historik që përmbysi diktaturën komuniste dhe integroj Shqipërinë në familjen europiane. Berisha është arkitekti i ndërtimit dhe funksionimit të demokracisë në Shqipëri. Kush llafazon pa fakte, është një mashtrues dhe gënjeshtarë i pafat. Duke refuzuar Dr.Berishën, kontributin e tij maksimal për Partinë Demokratike dhe demokracinë në Shqipëri, Partia Demokratike mohon ekzistencën e saj. Dhe kjo nuk mundet të ndodhë. Fitorja dhe humbja në një garë elektorale janë element të demokracisë dhe kjo nuk mundet të pranohet nga e majta ish komuniste që shihet hapur e mori pushtetin duke blerë votat e njerëzve nevojtarë, të tjerë duke i mashtruar me vende pune e privilegje të tjera. Një fjalë e urtë e popullit thotë se “kur thyhet qerrja, rrugë gjenden mjaft”. Qenia njerëzore është ndërtuar e tillë që asnjeri në botë nuk është i pagabueshëm. Edhe Profetët nuk kanë qenë të pagabueshëm. Partia Demokratike dhe Berisha në të gjitha këto vite të postkomunizmit kanë patur përballë një opozitë destruktive, me mentalitet bolshevik dhe të etur marrëzisht për pushtet. Kjo opozitë nuk ka lënë mjete pa përdorur kundër mazhorancës qeverisëse për të penguar reformat e kërkuara në kuadrin e integrimit europian. Në këtë moment,Berisha i konsideruar një burrë shteti, pinjoll i një familje të dalluar me tradita patriotike të Malësisë së Gjakovës, një nxënës elitar i shkolluar në profesionin e tij, Dr.i shkencave, zotërues i disa gjuhëve të huaja, një politikan luajal dhe i admirueshëm nga personalitete të shquara të politikës ndërkombëtare, nuk mundet të bënte fajin e Edi Ramës që lehu për 8 vite rresht se “ja paskan vjedhur votat”. Kjo gënjeshtër monstruoze që tërhoqi zvarrë opozitën e Partisë Socialiste, doli në shesh kurë në këto zgjedhje Partia Socialiste vetëm sa ruajti rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009. Berisha bëri një akt qytetarë të një politikani vizionarë duke deklaruar dorëheqjen nga Kryetari Partisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë e humbjes. Partia Demokratike sigurisht do të bëjë analizën e humbjes dhe të zgjedhjes së një lidershipi të ri. Përgjegjësia është e përbashkët si e Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe të gjithë anëtarësisë së saj. Partia Demokratike nuk ka ndërhyrë kurrë dhe asnjëherë në problemet e brendshme të Partisë Socialiste edhe kur ajo është shndërruar si një shoqatë e rëndomtë. Shumë shpejt me një gjakftohtësi të jashtëzakonshme po rikuperohet hutimi i humbjes,duke u kthyer në energji për të ardhmen. Nga ana tjetër Edi Ramës, një karrierist i sëmurë për karriken e kryeministri, nuk po i pritet shtatori kur qeveria e re do të marrë votëbesimin e Parlamentit,duke parashikuar një disfatë të pritshme të Partisë Socialiste. Me një egoizëm absurd, po bën kërcënime të tillë që paralizojnë punën e qeverisë në zbatim të Kushtetutës. Po shihet qartë se Rama-Meta janë të tmerruar për vendimet e kahershme të qeverisë Berisha për rritjen e pagave dhe pensioneve që tani duhen zbatuar. Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë një politikë konstante gjatë të gjithë kohës së qeverisë Berisha dhe kjo po i tmerron dyshen Rama-Meta. Nesër shqiptarët kur ndoshta nuk do të marrin as pensionet,do të ndeshën me justifikimin se “Berisha na la arkën e zbrazur”. Është ky Berishë që për vite të tëra shmangu krizën rajonale dhe botërore të cilës nuk ju larguan dot vendet fqinj. Tani “shokë socialistë”, korrni atë që keni mbjellë. Gënjeshtra dhe mashtrimi ka për të ju shoqëruar deri sa në zgjedhjet vijuese do të pësoni disfatën e pritshme.   

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›