E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama premton legalizim në Kashar: Berisha na thotë bllokmenë, vetë bënte xhiro me varkën e Bllokut

Edi Rama në Rrashbull- faqe 6Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës së Kasharit, të cilëve u premtoi legalizimin e banesave.

Jemi të vetëdijshëm që çështja e pronës është një çështje shumë e rënduar në vite dhe duhet zgjidhur me patjetër nëse duam një Shqipëri të zhvillohet normalisht.

Nëse nuk zgjidhet çështja e pronës, çdo program apo fjalim për zhvillimin është propagande.

Unë besoj se kjo qeveri duhet ndëshkuar me votë se e ktheu çështjen e pronës në propagande dhe nuk bëri asgjë për ta zgjidhur. Çështja e legalizimeve është pjesë e çështjes së pronës.

Tre aspekte ka çështja e pronës. Legalizimet, pronësinë e tokës dhe çështjen e pronarëve, atyre që kanë prona të trashëguara dhe ndërkohë zvarriten rrugëve dhe gjyqeve dhe në pronat e tyre bëhen pronarë të tjerë që i marrin pronat në labirintet e korrupsionit.

Besoj se kush ka një shtëpi për të legalizuar, e mban mend sa herë ka fushatë Saliu del dhe thotë do të legalizojmë shtëpitë. E shikoni vetë se si ka ngel tërësisht i pambështetur. Kishte 250 mijë ndërtime pa leje në atë kohë, tha brenda vitit 2006 do mbarojmë legalizimet.

Në zgjedhjet e 2009 tha brenda 2010-ës do legalizojmë shtëpitë, tani thotë brenda 2014-ës do legalizojmë shtëpitë.

Nga 250 mijë ndërtime pa leje, janë bërë 400 mijë ndërtime pa leje. Janë 8% Shaban- tapi që nuk i duhen dreqit, tha Rama.

I pyetur nga banorët se si do zgjidhet çështja e krimit në rritje, Rama tha: Janë dyfishuar vjedhjet e banesave, grabitjet me dhunë, janë katërfishuar vrasjet.

Pse? Se ska shtet, se kupola e Ministrisë së Brendshme është e lidhur me krimin.

Familjet në fshat kanë nisur të blejnë çifte. Policia sdel as në telefon, kur vjen kërcënimi, familja, vëllazëria, komshiu, të fortët e lagjes, ndërtojnë çetën e vet.

Pse? Se nuk ka shtet. Makinën ia vodhën dhe ministrit këta. Saliu na tregon NATO-n, sikur e ka themeluar ky NATO-n. Ky 25 vjet sekretar partie ka bërë luftë me NATO-n. Vazhdon e i gënjen disa, ca me idenë se jam nga veriu, jeni nga veriu, ky është njeriu jonë.

Çdomethënë njeriu jonë, ai është kryeministri që duhet tju gjeje punë. Ndajeni mendjen, doni punë vetë, hiqeni atë nga puna. Thotë komunistët, etërit. Ky bënte xhiro me varkën e bllokut dhe thotë rreziku na vjen nga Artan Gaçi. Deri tani i ka ecur me një pjesë, e kanë hëngër rrenën dhe u duket sikur jeta vazhdon edhe me rrena./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›