Rama premton qe ne mandatin e pare rritje rrogash per policet
Kryetari i Partisë Socialiste ka premtuar rritje të rrogave për policët që në mandatin e parë të tij qeverisës. Duke folur nëf forumin e Partisë Socialiste për rendin dhe sigurinë ai akuzoi qeverinë se policia sot ka trajtimin më të ulët financiar në rajon dhe premtoi krijimin e një shteti me polici të rilindur.
“Në 300 ditët e para do të vëmë në krye policinë e shtetit, në territorin shqiptar do të ketë vetëm një polici, ajo e shtetit shqiptar. Policia ka trajtimin financiar më të ulët në rajon. Mandatin tonë të parë ne do të rrisim pagat. Mandatin e parë do garantojmë strehimin e të gjithë familjarëve të policëve të vrarë në krye të detyrës, punësim për të gjitha gratë e policëve të vrarë në krye të detyrës, përkujdesjen për të gjithë jetimët e luftës së shtetit me krime. Cdo polic që nën uniformën blu merr përsipër misionin e madh do të ketë siguracionin e jetës.Taksapaguesi më i madh do jetë Ministri i Brendshëm” –deklaroi Rama.
Për kryesocialistin siguria vjen duke luftuar krimin pa kompromis, pasi sipas tij krimi e ka zënë për fyti Shqipërinë. Edhe këtu Rama akuzoi qeverinë se në 7 vite kemi rritje të kriminalitet në vend dhe numrin më të lartë të vrasjeve në Evropë.
Ai akuzoi qeverinë edhe për rrënimin social të vendit.
Përsa i përket mosvotimit të tre ligjeve të integrimit të cilat mbahen peng nga opozita, Rama dha këtë përgjigje: ”Shqipërisë nuk i mungojnë ligjet por ligjshmëria, si mungojnë tre ligje për integrimin por i mungojnë tre pushtete, të marra peng nga ekzekutivi dhe korrupsioni. Qeveria në Bruksel poston ligje, në Shqipëri është përgjegjëse për rrënimin social në terësi, svuajmë për ligje në letër, por skemi ligjshmëri dhe shtet ligjor në rrugët e jetës” deklaroi Rama.