E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama pret Arvizun, takimi i parë si Kryeministër

Kreu i mazhorancës së majtë Edi Rama do të presë sot ambasadorin e SHBA të akredituar në vendin tonë Aleksandër Arvizu,takimi i parë ky që prej marrjes zyrtarisht të detyrës si Kryeministër. Takimi do të mbahet në orën 16:00 në ambjentete e Kryeministrisë. Mendohet se në qendër të bisedës mes tyre do të jetë vizita dy ditore e Kryeministrit Rama në Bruksel, por edhe tema të tjera që lidhen me zhvillimet e fundit në vend dhe punën e qeverisë së re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›